LAJMI I FUNDIT:

“BULLILOVEstories” – Historia mahnitëse e fenomenit global të Volkswagen Bulli ka arritur në Maqedoni

“BULLILOVEstories” – Historia mahnitëse e fenomenit global të Volkswagen Bulli ka arritur në Maqedoni

Me projektin #BULLILOVEstories, Volkswagen Automjete Komerciale që nga viti 2022 po feston shpirtin e Bulli-t në mbarë botën. Kjo seri nuk është vetëm një udhëtim, por edhe një dëshmi për mënyrën se si Bulli është shumë më tepër se një makinë – ai është një ikonë, një stil jetese dhe një anëtar i familjes. Në vitin 2025, historitë #BULLILOVEstories arritën edhe në Maqedoni.

Vizitat e adhuruesve të Bulli-t nëpër Evropë udhëhiqen nga Christian Schluter, zëdhënës i Volkswagen Furgonëve Komercialë për furgonët kamping dhe vetura të vjetra, si dhe një adhurues i madh i kampingut. Ai udhëton me ID Buzz elektrik, pa ndonjë përgatitje të veçantë, duke treguar se Bulli elektrik është i gatshëm për aventura të përditshme.

Në kërkim të historive më interesante dhe më emocionale për Bulli-n, deri në vizitën e tij në Maqedoni, Schluter ka kaluar më shumë se 115,000 kilometra në 38 shtete, dhe vendi ynë është destinacioni i tij i 39-të. Rrugës për në shtëpi, ai do të vizitojë edhe një shtet tjetër, shtetin e tij të 40-të. Gjatë udhëtimit, ai ka kaluar më shumë se 175 netë në ID. Buzz, i cili është i pajisur me frigorifer, kuzhinë në pjesën e pasme dhe strukturë për shtrat.

Christian Schluter ndan vetëm përvoja pozitive nga udhëtimi i tij gati 4 vjeçar me ID. Buzz elektrik. Në asnjë shtet ai nuk pati problem për të gjetur lokacione për karrikim falë aplikacioneve të zhvilluara dhe kurrë nuk ka mbetur me batari të zbrazur. Në vitin 2025, udhëtimi nëpër Evropë dhe Ballkan me automjet elektrik është shumë më i thjeshtë në krahasim me vitin 2022. Nuk ka më nevojë për kufizim apo dilemën “më duhen 3 ditë për të kaluar 2000 kilometra me automjet elektrik”, pasi infrastruktura në të gjitha shtetet vazhdon të zhvillohet. Karrikuesit e shpejtë mundësojnë kohë më të shkurtër të karrikimit, duke e bërë udhëtimin elektrik më të përshtatshëm se kurrë më parë.

Historitë që ai ndan janë shumë të pasura dhe emocionuese për t’u përmbledhur në disa faqe, por secila prej tyre kontribuon në zgjerimin e projektit #BULLILOVEstories, duke zbuluar si është të kalosh mijëra kilometra me automjet elektrik nëpër Evropë. Christian Schluter dhe Volkswagen Furgonët Komercialë po mendojnë për zgjerimin e projektit #BULLILOVEstories, me fokus në përvojat – si është të kalosh mijëra kilometra me automjet elektrik.


Me këtë projekt, Volkswagen Furgonët Komercialë vendos standarde të reja për mobilitetin, duke kombinuar të ardhmen elektrike me trashëgiminë e kultit të Bulli-t. Rezultati është një frymëzim i vërtetë për komunitetin global të Bulli-t.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori