Një gjykatës bullgar tha se 5 vjet më parë një gjykatë bullgare refuzoi ta ekstradojë në Rusi planifikuesin e dyshuar të sulmit të së martës në aeroportin e Stambollit për shkak se ai kishte statusin e refugjatit në Austri.
Policia bullgare kishte arrestuar më 2011 në kufi me Turqinë personin që dyshohet të jetë “truri” i sulmit në aeroportin e Stambollit, pasi që Rusia e kërkonte atë për “pjesëmarrje në grupe të armatosura dhe për rekrutim të personave për terrorizëm dhe për financim të terrorizmit”, ka thënë një gjykatës bullgar për radion kombëtare të Bullgarisë të premten.
Sidoqoftë, gjykata bullgare kishte refuzuar ta ekstradonte me arsyetimin se statusi i tij prej refugjati të cilin Austria ia kishte dhënë më 2003 ishte i vlefshëm në të gjitha shtetet që janë nënshkruese të kKonventës së Gjenevës, duke përfshirë edhe Bullgarinë.
Akhmad Chatayev, i cili vjen nga Çeçenia, në Kaukazin Verior të Rusisë, akuzohet të jetë truri i masakrës në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku të martën u vranë 43 njerëz e mbi 240 u plagosën.
Pas raporteve në mediat turke të cilët pretendonin që njeriu që e planifikoi sulmin kishte nofkën “Akhmad i Armatosuri”, Michael McCaul, kryetar i Komitetit për Siguri të Brendshme në Dhomën e Përfaqësuesve, e konfirmoi informacion për CNN.
Chatayev ishte në listën e SHBA-së, Interpolit, OKB-së dhe Rusisë me emrat e terroristëve të dyshuar. Ai konsiderohet si rekrutuesi kryesor i ISIS-it për Evropë dhe Kaukazin Verior.
Ai po kërkohet në Rusi që nga viti 2008 si i dyshuar për rekrutim të ekstremistëve dhe mbledhje të fondeve për një organizatë terroriste, përcjell kallxo.com.
Një gjykatë në qytetin jugor të Bullgarisë, Haskovo, në fillim e lejoi ekstradimin e tij drejt Rusisë por vendimi më vonë ishte anuluar nga gjykata e apelit e Plovdivit. Ai ishte liruar dhe dërguar në Austri.
Disa grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe “Amnesty International” dhe Fondin “Anna Politkovskaya”, kanë kërkuar nga autoritetet bullgare që ta lironin atë.
Tre vende të tjera – Ukraina, Suedia dhe Gjeorgjia – gjithashtu e patën arrestuar Chatayev dhe më pas refuzuan ta ekstradojnë në Rusi, ka thënë për BTV ish-avokati i tij bullgar Veselin Georgiev.
Chatayev u arrestua në Gjeorgji pas një përleshjeje mes militantëve të pretenduar dhe forcave të sigurisë në të cilat u vranë 14 persona. Një gjykatë e shpalli atë të pafajshëm në janar 2013.
Autoritetet turke ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e të gjithë të dyshuarve pas masakrës së aeroportit të së martës, por kanë thënë se tre kamikazët ishin qytetarë të Rusisë, Uzbekistanit dhe Kirgizisë.
Mediat turke kanë raportuar se të tre burrat kanë mbërritur në Stamboll për të kryer sulmin terrorist të planifikuar mirë direkt nga Siria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker