LAJMI I FUNDIT:

“As bukë nuk do të haja me Piquen”

“As bukë nuk do të haja me Piquen”

Ish-futbollisti i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka thënë se nuk do të hante kurrë me Gerard Piquen.

Arbeloa, që në muajin e kaluar e la futbollin, në të kaluarën e ka pasur një grindje publike me Piquen.

Arbeloa edhe pse ka luajtura 56 ndeshje me Spanjën dhe shumicën e  tyre në krahë më Piquen, vazhdon të mbajë inat me të.


“Nuk kam ndjenja ndaj tij”.

Arbeloa nuk flet me Piquen

“Nuk do të shkoja në një darkë me të. Do të shkoja me shokët e mi”.

Arbeloa e la futbollin në moshën 34 vjeçare, ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjes se gazetarëve për një mundësi pune te Barcelona.

Dikur miq të mirë

“Ata nuk do të thërrasin kurrë dhe unë nuk do të shkoja kurrë”, ka thënë Arbeloa. /Telegrafi/