LAJMI I FUNDIT:

Lavash në mënyrën turke: Simitet e njohura sipas recetës së sulltaneshës Mihrimah

Lavash në mënyrën turke: Simitet e njohura sipas recetës së sulltaneshës Mihrimah

Njëra ndër recetat e shumta është gatimi i një lloj buke të quajtur lavash, me tharmë dhe pa tharmë

Kjo e dyta, meqenëse bëhet shpejt, mund të zgjidhë shkëlqyeshëm problemin nëse rastësisht në shtëpi mbetemi pa bukë, ndërkaq familjarët e uritur do të dëshironin diçka të hanin, transmeton Telegrafi.

Lavash pa tharmë


Përbërësit:

▪ 2,5 gota miell,
▪ 2 lugë kos,
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ 1 gotë ujë në të cilën keni shtuar pak uthull (pak e thartë).

Përgatitja:

Në tepsi përzieni ngadalë miellin, kosin dhe kripën duke i shtuar ngadalë ujë, ngjisheni brumin i cili duhet të jetë mjaft i butë.

Nga brumi bëni topa diç më të mëdhenj se arrat (madhësia varet nga tigani në të cilin do të piqet lavashi), lëreni pak të qëndrojë dhe pastaj secilin top shtrijeni me okllai që të jetë shumë i hollë.

Brumin e shtrirë piqeni në tigan të nxehur, lavashin e pjekur rendisni njërin mbi tjetrin dhe mbuloni mirë me leckë kuzhine që të mos thahet.

Lavashi mund të lyhet me gjalpë, të mbushet me djathë, me sallata të ndryshme perimesh apo me mish, pastaj e mbështillni në formë palapete.

Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Lakror me dy petë

Lakror me dy petë

Kuzhina tradicionale
Çorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme

Çorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme

Supa
Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Ëmbëlsirë
Kalo në kategori