Sot (e enjte) nis festivali më familjarë në vend “Prishtina Gastronomy Festival” me fillimi nga ora 16:30.

Atmosferë verore e ngrohtë, nën tinguj të muzikës shqiptare e me super ushqime, po ju pret të vini me familje, të dashur, shoqëri, e kolegë, në Festivalin e Gastronomisë në Prishtinë.


Për plotë 11 ditë duke filluar nga 21 deri më 31 korrik festivali do të jetë i mbushur me ushqim, muzikë, argëtim. Për të gjitha gjeneratat, për të gjitha grupet, për gjithë shoqërinë, kolegët e familjen.

programiKuzhina 1 1

Në natën e parë të festivalit do të këndojë Merita Halili, të dytën Aurela Gaçe, e gjatë netëve tjera do të jenë Selami Kolonja, Ramadan Krasniqi, Minatori, Fisnikët, String String, e shumë të tjerë, që vërtetë është e vështirë të përzgjidhet vetëm një natë, por ju mund të vini e të festoni në secilën prej tyre.

Në hapësirat e festivalit të vendosura do të jenë plotë shtëpiza, ku do të mund të provoni ushqime nga ato tradicionalet e deri tek ato më moderne, e po ashtu pije të ndryshme “Made in Kosova”.

Programi Muzikor Final 1

Gjatë ditës do të ketë edhe klasa të ndryshme gatimi, ku nga kuzhinierët më të njohur do të keni rastin të mësoni gatime speciale.

Ndërsa, për fëmijët është rezervuar këndi i lojërave, e për të gjitha gjeneratat argëtimi në “Prishtina Gastronomy Festival” është i garantuar.

Linkun për rezervimin e biletave mund ta gjeni këtu .