Vikendin që lamë pas, me datë 20 dhe 21 Korrik në Prishtinë u mbajt edicioni i parë i festivalit të gastronomisë - ''Bukë e kripë e zemërbardhë''.

Programi i festivalit të gastronomisë i cili është risi në vendin tonë sa i përket natyrës unike të tij, ishte i pasur me një numër të madh aktivitetesh të cilat përfunduan me sukses dhe ngjallën interes tek pjesëmarrësit duke lenë vend edhe për organizime tjera të këtij lloji.


Aktiviteti mbizotërues në festival ishte pikërisht artit i të gatuarit, ku kuzhinierë shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht prezantuan recetat dhe konceptet e tyre. Një pjesë e madhe tyre ri sollën gatimet tradicionale me një prekje moderne, e kështu duke e përcjellë mesazhin kryesor të festivalit ''Bukë e kripë e zemërbardhë'', e që është ruajtja e një pjese të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar duke e modernizuar dhe përcjellë traditën kulinare kombëtare brez pas brezi.

Përveç gatimeve të shijshme, gjatë festivalit u mbajtën edhe forume gjatë të cilave u diskutuan tema të ndryshme nga mysafirë të zgjedhur, muzikë argëtuese si dhe lojëra të shumta.

Suksesi i edicionit të parë të festivalit dhe interesimi në rritje i pjesëmarrësve për gastronominë shqiptare ka shtruar themelet për kthimin e festivalit në traditë vjetore që do të të shërbejë si vend-takim i adhuruesve të kulinarisë, me theks të veçantë kulinarinë shqiptare.

Qëllimi i festivalit është të bëhet një takim vjetor për kuzhinierët, pronarët e restoranteve, bartenderët, historianët, antropologët, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lëmin e gastronomisë. Kjo ngjarje ishte një pikënisje për bashkëpunimin dhe frymëzimin reciprok, ku do të eksplorojmë të kaluarën tonë dhe do të ndajmë entuziazmin me pjesën tjetër të botës.

E21A6770 FD97 4D19 ADD4 F30758F09996

EB13C9D2 C0F5 4839 8A1B 83B92BDEB58A

D31C2112 13A2 41E6 8B59 C9470DFFE948

B3FE28FF B61C 4128 BA92 493D412C6529

42A97456 D7E8 4163 B870 92E5998C8517

1AFC2CBB 6A07 42D7 A969 FE5E8CE9A9B6

C1CDBB1B 34F4 4886 B437 F65869457463

E4AB746B 1041 41B4 855F 5C2C7D53296D

9552E8CF 3C7B 475D ABC1 FB559704E836