LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Maqedonia mund të bëhet bastioni i dytë rus në Ballkan

Bugajski: Maqedonia mund të bëhet bastioni i dytë rus në Ballkan

Analisti amerikan Janusz Bugajski vlerëson se Shkupi është bastioni i ri rus në Ballkan dhe konsideron se Maqedoni do të bëhet Republika e re Serbe.

“Nëse bllokohet rruga e Maqedonisë drejt institucioneve perëndimore, tensionet kombëtare do të rriten në gjithë rajonin. Kremlini do të investojë energji shtesë që t’i rrezikojë arritjet demokratike të Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE-ja dhe NATO-ja do të jenë gjithnjë e më larg”, tha analisti amerikan Janusz Bugajski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për gazetën malazezase “Pobjeda” tha se dalja e ulët në referendum e solli në pikëpyetje marrëveshjen me Greqinë, por edhe derën e hapur të NATO-s dhe BE-së.


“Nëse marrëveshja nuk përkrahet, shteti gjithnjë e më shumë do të shkojë në radikalizim etnik, jo-stabilitet rajonal dhe ndërhyrje e Moskës. E vetmja dalje janë të ketë zgjedhje në muajin nëntor, edhe pse edhe ky është propozim i rrezikshëm duke parë parasysh se nacionalistët janë të inkurajuar nga bojkoti i referendumit”, tha Bugajski.

Sipas tij, nacionalizmi dhe separatizmi do ta bëjnë shtetin të ndjeshëm ndaj Rusisë. Rusia në Maqedoni sheh bastion të saj për luftimin e NATO-s dhe BE-së. Kremlini, thotë ai, mund ta konsiderojë se Maqedonia mund të bëhet Republika e dytë Serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori