LAJMI I FUNDIT:

Buffon tregon fjalët që Ronaldo ia tha menjëherë pas golit të jashtëzakonshëm më gërshërë në ndeshjen Juve – Real

Buffon tregon fjalët që Ronaldo ia tha menjëherë pas golit të jashtëzakonshëm më gërshërë në ndeshjen Juve – Real

Cristiano Ronaldo ka bërë më shumë se një vit si pjesë e Juventusit, por në të kaluarën ka ditur ta dënojë gjigantin italian.

Njëri nga golat më të bukur në karrierë, Ronaldo ia ka shënuar pikërisht Juventusit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kur realizoi me gërshërë.

Portugezi e mposhti portierin legjendar Gianluiggi Buffon i cili është rikthyer të flas për atë gol.


Buffon ka zbuluar fjalët që shkëmbeu me Ronaldon pas këtij goli në festivalin e sportit në Trento, të organizuar nga La Gazzetta dello Sport.

“Pas rreth 25 sekondave zhgënjim për golin që pranova, normal pastaj mendova për atë që më kishte bërë ai, një gol të shkëlqyer”, tha Buffon.

“E pyeta: ‘Cristiano , sa vjeç je?” dhe ai më tha, ‘jo keq për një 33-vjeçar, apo jo?’

“Në fund të dy qeshëm”, deklaroi Buffon.

Buffon ka thënë se është i privilegjuar që në fund të karrierës së tij është në një ekip me Cristiano Ronaldon.

Legjendari italian ndër tjera tha se shpreson që ta fitojnë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FFsPMhCMjjw

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori