Linda Halimi, Santiana Maloku dhe Blerando janë të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 2.

Veç tyre, të nominuar nga publiku janë edhe: Azem Gagica dhe dyshja, Mirdon Pacolli e Ard Gashi.


Ndonëse nuk janë në dijeni për këtë, atyre lajmi do t’iu kumtohet të enjten (21 dhjetor).

Screenshot 8 22 Foto: Screenshot/YouTube

Pas mbarimit të spektaklit, Ylli Dervishi bëri një koment për secilin nga të nominuarit.

Ai është i bindur që mes tyre, garën do ta lë këngëtarja e njohur, Linda Halimi.

Screenshot 9 21 Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, ditën e djeshme (e hënë) nga BBVK u largua aktori Besart Zeneli.

Ky nominim ishte i jashtëzakonshëm pas thyerjes së rregullave që Besi kishte bërë bashkë me Gani Gërminë e Bucin. /Telegrafi/