Bryan Mbeumo “në mision” për Manchester United, po përpiqet të bindë yllin e Ligës Premier për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”

Manchester United mund të ketë një aleat të brendshëm në përpjekjet për ta sjellë Carlos Baleban në “Old Trafford”.
Sipas “The Sun”, Bryan Mbeumo po përpiqet të bindë mesfushorin e Brightonit që të transferohet te United në një nga merkatot e ardhshme.
Të dy lojtarët janë pjesë e përfaqësueses së Kamerunit dhe Mbeumo – që u transferua te United këtë verë për rreth 215 milionë euro bashkë me emra si Matheus Cunha, Benjamin Sesko dhe Diego Leon – po vepron si “vëlla i madh” për 21-vjeçarin.

Brighton refuzoi çdo ofertë për talentin gjatë verës, duke e vlerësuar mbi 100 milionë euro. Presidenti i klubit, Tony Bloom, konfirmoi se United ishte interesuar, por nuk kishte ndërmend ta shiste.
“Kishte interes nga Manchester United, por ne thamë qartë që ai nuk ishte i disponueshëm. Është një lojtar masivisht i rëndësishëm për ne”, deklaroi Bloom për “The Argus”.
Megjithatë, Mbeumo nuk ka hequr dorë. Ai po ndan me Baleban “përvojën e tij fantastike” te Manchester United dhe po përpiqet ta bindë bashkëkombësin se “Old Trafford” është hapi i radhës ideal për karrierë./Telegrafi/



















































