Ikona e muzikës pop, Britney Spears, u bë e ditur se është ndarë nga partneri i saj, Sam Asghari.

Çifti i famshëm i dhanë fund martesës së tyre një vit pas ceremonisë që bëri bujë të madhe gjithandej.


Në kërkesën për divorc, Sam ka përmendur “dallimet e papajtueshme” dhe ka kërkuar që artistja të paguajë mbështetjen bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të tij.

Screenshot 2 53 Foto: Invision/AP

Ai e konsideroi datën e ndarjes së tyre si 28 korrik, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.

Asghari u tha që “po përpiqet të negociojë koncesione përtej martesës së tij dhe kërcënon të dalë publikisht me informacione jashtëzakonisht të sikletshme për Britneyn nëse nuk paguhet”.

Screenshot 3 54 Foto: Getty Images

Krijuesja e hitit “Oops! I Did It Again” ndërkohë ka fshirë të gjitha fotografitë me Sam.

E njëjta gjithashtu ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Screenshot 1 77 Foto: Screenshot/Instagram

Thashethemet se 29 vjeçari dhe 41 vjeçarja ishin në krizë martesore kanë qarkulluar për një kohë mes raportimeve se të dy jetonin të ndarë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Screenshot 4 50 Foto: Getty Images