Britney Spears dëshiron më shumë fëmijë

Këngëtarja, e cila tashmë ka dy djem me ish-burrin Kevin Federline, Sean Preston, pesëvjeçar, dhe katërvjeçarin Jayden James, raportohet se dëshiron t’u japë edhe një vëlla ose motër djemve pasi të mbarojë turneun e saj botërorë në fund të vitit.
“Ajo gjithmonë ka dashur një familje të madhe por po ashtu ka dashur t’ia dëshmojë vetes dhe familjes se ajo është një nënë e mirë. Ajo dëshiron edhe një shans për t’i bërë gjërat si duhet. Tash ajo përfundimisht ka marrë një dritë të gjelbër nga Jason. Ajo nuk mund të presë”, ka thënë burimi për The Sun. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































