Revista “Us Weekly” njofton se këngëtarja është takuar me producentët e shtëpive botuese HarperCollins, Random House dhe Little Brown, me të cilët ka biseduar për librin e kujtimeve të saj, mirëpo Princesha e muzikës pop i ka refuzuar ofertat e tyre “të vogla”, sepse ajo kishte pritur më shumë.

Sipas disa burimeve të afërta me këngëtaren, mësohet se Britney kërkon tetë milionë dollarë për ta shkruar autobiografinë e saj. “Ajo shpresonte për më shumë para”, ka thënë një burim.