LAJMI I FUNDIT:

Britanikja ribashkohet me qenin e saj pas 10 vjetësh kur iu vodh në një park në Londër

Britanikja ribashkohet me qenin e saj pas 10 vjetësh kur iu vodh në një park në Londër

Një grua britanike u ribashkua me chihuahua-n e saj të dashur kur qeni u shfaq në një shesh të lojërave 10 vjet pasi u vodh gjatë një shëtitjeje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tae Bennett, 22-vjeçare, tha se ishte vetëm 12 vjeçe kur nxori për shëtitje chihuahua-n e saj, Ollie, në një park pranë shtëpisë së familjes së saj në Londër dhe hajdutët prenë zinxhirin dhe ikën me qenin.

Bennett tha se ajo u trondit kur mori një telefonatë duke raportuar se Ollie ishte gjetur në fund të javës së kaluar teksa endej në një shesh të lojërave rreth 32 kilometra larg nga vendi ku ishte vjedhur.


“Kur më thanë se ishte gjetur i gjallë, unë shpërtheva në lot”, tha Bennett.

“Ishte e pabesueshme dhe nuk e kisha menduar kurrë se kjo do të ndodhte. Ollie u gjet në një park nga disa fëmijë, nuk e kam idenë se nga erdhi”.

Bennett tha se Ollie, i cili ishte 2 vjeç kur u vodh, duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Interesante
Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Interesante
Kalo në kategori