LAJMI I FUNDIT:

Britania: Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë dhe me integritet

Britania: Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë dhe me integritet

Zyrtarët e Ambasadës e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke folur për zgjedhjet e 11 qershorit dhe listave të partive politike, kanë thënë se Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë të kenë përfaqësues të aftë dhe me integritet moral.

Megjithatë, sipas Ambasadës Britanike, janë qytetarët e Kosovës të cilët duhet ta bëjnë këtë vlerësim pasi që ata do të bashkëpunojnë me këdo që fiton besimin e popullit.

“Është në duart e votuesve të përcaktojnë se kush duhet ta formojë qeverinë e re. Varet nga votuesit t’i vlerësojnë partitë dhe politikat e tyre dhe të vendosin se kush më së miri do t’i përfaqësojë interesat e tyre. Ne do të duhet të punojmë me këdo që ju e zgjidhni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Britanike për gazetën “Zëri”.


Më tutje Ambasada ka thënë se nëse partitë politike janë serioze në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë, atëherë listat e kandidatëve të tyre duhet ta reflektojnë këtë.

“Në Mbretërinë e Bashkuar personat që janë dënuar për krime serioze e kanë të ndaluar të kandidojnë për parlament”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre. Madje ata kanë bërë thirrje që Kosova të ketë përfaqësues me integritet moral në Kuvend.

“Kosova meriton të ketë përfaqësues të aftë, me integritet të lartë moral.  Por është po ashtu përgjegjësi e votuesve të vendosin nëse dëshirojnë të përfaqësohen nga kandidatë të cilët janë të njollosur nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Në një demokraci përfundimisht votuesit mbajnë përgjegjësi për kë ata votojnë”, përfundon përgjigja e Ambasadës Britanike. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori