Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Londër, ka mbledhur liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, partnerë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e institucioneve evropiane, që të punojnë së bashku për t’i dhënë mbështetje sigurisë, stabilitetit dhe përparimit të rajonit.
Kryeministrja britanike, Theresa May është mikpritëse e këtij takimi, i cili paraqet Samitin e pestë me radhë që mbahet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët janë të pranishëm në samit, si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, janë pritur sot nga kryeministrja britanike, Theresa May.
Kjo e fundit, ka kryesuar sesionin plenar të samitit, në të cilin ishte paralajmëruar se do të bëhet prezantimi i planeve për Samitin në Varshavë, në vitin 2019.
Kryeministrja britanike May, ka publikuar pakon e masave për ndihmë për Ballkanin Perëndimor, për të ndihmuar përparimin e sigurisë kolektive dhe stabilitetit ekonomik të rajonit.
Në faqen zyrtare të Samitit të Londrës, është thënë se pakoja e masave do ta ndihmojë rajonin që të zgjidhë sfidat komplekse të sigurisë.
Kryeministrja May ka theksuar se Samiti i Londrës edhe një konfirmim më shumë i Qeverisë britanike për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.
“Historia ka dëshmuar se stabiliteti dhe siguria e rajonit të Ballkanit Perëndimor nënkupton një Evropë më stabile dhe më të sigurt. Ne po e braktisim Bashkimin Evropian në marsin e ardhshëm, por edhe më tej jemi të përkushtuar për përparimin e prosperitetit dhe sigurisë të Ballkanit Perëndimor, tash, por edhe në vitet që do të vijnë”, ka thënë May.
Duke folur për pakon e masave, kryeministrja britanike May, ka vlerësuar se këto masa do ta ndihmojnë edhe vendin e saj.
“Pakoja që e kam publikuar sot do ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor që të ballafaqohet me kërcënimet ndaj përparimeve të tyre, sikurse krimit serioz dhe të organizuar, tregtisë me drogë dhe terrorizmit. Por, në të njëjtën kohë do të ketë efekt edhe në Britaninë e Madhe, duke i zvogëluar aktivitetet kriminale në vet burimin e tyre dhe me këtë do të pengojë që kriminaliteti të arrijë deri te rrugët britanike”, theksoi May.
Pakoja e masave përfshinë rritjen për 95 për qind të financimit britanik në rajon dhe nga 41 milionë funte, sa ishin mjete financiare nga Fondi për parandalimin e konflikteve, për siguri dhe stabilitet në vitin 2018 / 2019, është ngritur shuma në 80 milionë funte për vitin 2020/2021.
Gjithashtu, do të dyfishohet numri i britanikëve, të cilët do të punojnë në rajon, në çështjet e sigurisë që ndikojnë në Britaninë e Madhe dhe në Ballkan.
Në Samitin e Londrës është duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, si dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin.
Në një komunikatë për media të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në sesionin e samitit, ka reflektuar mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova po ndjekë frymën e Procesit të Berlinit dhe se vendi ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e huaja.
Gjithashtu, kryeministri Haradinaj, ka shpalosur përkushtimit e vendit për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal.
Ai ka paraqitur projektet e Kosovës, të arriturat dhe sfidat, me të cilat është duke u përballur Kosova që nga nisja e procesit të Berlinit, por edhe duke e theksuar përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, dhe rrugën evropiane si të vetmen alternativë.
“Kosova që nga përfshirja e saj në Procesin e Berlinit ka qenë e angazhuar në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, rrugën euro-integruese dhe bashkëpunimin ekonomik me të gjitha vendet e përfshira në këtë proces”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar rolin e të gjitha vendeve të BE-së në këtë proces.
Një sesion tjetër i samitit do të kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Gjithashtu, në sesionin plenar, lidhur me temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit” është paralajmëruar se do të flasin kryeministri polak Mateush Moravjecki, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.
Me fjalimin e komisionarit Hahn, kanë nisur punimet e së martës të Samitit të Londrës. Ai ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Hahn ka thënë se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimorë duhet të bëjnë ndryshime për të përparuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Ai, gjithashtu, ka vlerësuar se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shënuar përparime, ndërkohë që ka shprehur mbështetjen për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Lidhur me këto dy të fundit, ai ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm do të vlerësohet ecuria e të dy vendeve.
Samiti fokusohet në 3 çështje kryesore: Rritjen e stabilitetit ekonomik, trajtimin e papunësisë për të rinjtë dhe ndërlidhjen rajonale; Forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të sigurisë për t’i paraprirë kërcënimeve të përbashkëta përfshirë, korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin e njerëzve, drogës dhe armëve të zjarrit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm; si dhe lehtësimin e bashkëpunimit politik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe tejkalimin e problemeve të akumulua nga konfliktet e viteve 1990.
Samiti në Londër është pjesë e Procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, i cili ishte pasuar përgjatë viteve me samite tjera, gjatë të cilave ishin nënshkruar marrëveshje të shumta në fusha të caktuara. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë