Victoria’s Secret Fashion Show mund të ketë ardhur e të ketë ikur, por shumica e njerëzve janë ende të habitur me ndodhitë e ngjarjes së këtij viti, si p.sh. me rastin ku njëri nga ekzekutivët kishte thënë se nuk mendon që brendi duhet të punësojë modele të plota ose transgjinore.
Por, tani një brend i modës me femra të plota ka lansuar kampanjën e vet ekskluzive, që është një version kundërshtues i ngjarjes së Victoria’s Secret dhe që e akuzon këtë të fundit për mungesë të diversitetit, transmeton Telegrafi.
Navabi, që e ka emëruar veten si “lideri global në modën e femrave të plota”, ka krijuar mini-shfaqjen e vet të modës, duke punësuar vetëm femra të plota për ta luftuar atë që e përshkruan si qëndrim i dalë mode nga Victoria’s Secret.
Këtë vit, zyrtari i marketingut të Victoria’s Secret, Ed Razek, kishte thënë se brendi ishte përpjekur në vitin 2000 ta bënte një version të veçantë që përfshin vetëm femra të plota, por se askush nuk kishte shfaqur interes dhe ende nuk shfaqin njerëzit interes.
When @VictoriasSecret's chief marketing officer says 'nobody was interested' in plus size women, we say… what planet are you on? So 24 hours after your show, here's our own, making fun of this ridiculously outdated attitude… #VSFashionShow pic.twitter.com/Ktjy5wQj18
— navabi (@navabiFashion) December 4, 2018
Video-kampanja e kompanisë ‘Navabi’, e cila është postuar në rrjetin social Twitter, fillon duke e shfaqur në ekran thënien e Razekut , ndjekur pas nga një tekst që thotë: “…modelet tona kanë menduar se qëndrimi juaj ndaj diversitetit të trupit është aq i kotë saqë është dukur si shaka… Kështu që, ato vendosën të argëtohen pak me ju”.
Filmi i shkurtë fillon me pesë modele, të cilat janë të veshura me të brendshme dhe krahë engjëjsh, duke pyetur njëkohësisht, “Hej Victoria, cili është sekreti juaj? Sekreti juaj është se nuk ua ndien për shumicën e femrave”.
Zyrtarët e kompanisë ‘Navabi’ thonë se duan që Victoria’s Secret më në fund të futet në shekullin e 21-të.
Përndryshe, vlen të ceket se kjo kampanjë është mirëpritur në rrjete sociale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Hormoni i shtatzënisë: Çfarë është Beta h-CG dhe si ndryshohen vlerat e saj!
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Përzieni pastën e dhëmbëve me urinë për të kuptuar nëse jeni shtatzënë (Video)
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre