Brendi global "Ximi-V" hap dyqanin në Kosovë, e gjeni në Dukagjini Center

Një prej emrave më të mëdhenj në industrinë globale të modës dhe produkteve FMCG (Fast-Moving Consumer Goods), "Ximi-V", ka zyrtarizuar hyrjen e tij në tregun kosovar me hapjen e dyqanit fizik në Dukagjini Center.
Me mbi 1,100 dyqane në më shumë se 70 shtete, dhe me një rrjet të gjerë prej 30+ partnerësh prodhimi, 60+ partnerësh franshize dhe një partner të operimit të përbashkët, kompania ka sjellë tashmë ofertën e saj edhe për konsumatorët në Kosovë.
"Ju njoftojmë me kënaqësi se Ximi-V Kosova është tashmë zyrtarisht i hapur për porosi! Porositni lehtësisht online përmes Instagramit, ose vizitoni dyqanin tonë fizik në Dukagjini Center - Prishtinë, për një përvojë ekskluzive nga afër!", ka bërë të ditur kompania përmes një njoftimi zyrtar.
Hapja e Ximi-V në Prishtinë vjen si pjesë e zgjerimit strategjik të brendit në rajonin e Ballkanit, duke ofruar një përzierje unike të modës, dizajnit funksional dhe produkteve të përditshme me çmime të përballueshme.
Nëse jeni në kërkim të dhuratës perfekte, dëshironi të rifreskoni stilin tuaj, apo thjesht po kaloni një pasdite në qytet me familjen – Ximi-V në Dukagjini Center është zgjedhja ideale.
Ejani dhe bëhuni pjesë e një përvoje blerjeje që bashkon cilësinë, funksionalitetin dhe estetikën – vetëm tek Ximi Vogue Prishtinë.


















































