LAJMI I FUNDIT:

Brenda shtëpisë së re luksoze të Bill dhe Hillary Clintonit në Washington

Brenda shtëpisë së re luksoze të Bill dhe Hillary Clintonit në Washington
Hillary dhe Bill Clinton (Foto: Getty Images/Guliver)

Ish- zonja e parë, Hillary Clinton ka shpenzuar afro tre vite për renovimin e shtëpisë së saj dhe të Bill Clinton në Washington.

Për architecturaldigest.com, ish- sekretarja e shtetit, 71 vjeçarja, ka thënë se ishte shumë e emocionuar kur e vizitoi shtëpinë për herë të parë. “Unë kisha një eksperiencë në këtë shtëpi, e cila ishte shumë emocionuese”.

“Unë shkova deri në katin e tretë dhe dukej nga pemët në pjesën e prapme të ambasadës britanike, unë thjesht ndjeva sikur isha në Londrën e vjetër apo në Nju Jork. Kopshtet ishin thjesht më të mahnitshme që kisha parë kudo”, thotë më tej Clinton.


Pamje nga shtëpia e re e Bill dhe Hillary Clinton (Foto: Architectural Digest)

Edhe pse çifti kanë një rezidencë në Nju Jork, ata po kalojnë kohë më shumë në shtëpinë e tyre të re në Washington.

Prej vitit 2003 deri në vitin 2006, Hillary ka punuar në renovimin e shtëpisë ndërsa një nga pjesët më të preferuara të saj është jashtë pasi mund të notojë, të lexojë dhe t’i mirëpresë mysafirët.

Pamje nga shtëpia e re e Bill dhe Hillary Clinton (Foto: Architectural Digest)

Ndër tjerash, ajo ka prezantuar edhe një pjesë të brendshme të shtëpisë, e cila ka punuar me nënën e saj, Dorothy Rodham, në përzgjedhjen e mobiljeve dhe ngjyrës së shtëpisë.

“Të dyjat, edhe unë edhe nëna ime, ju mund ta shihni, ne kemi shumë ngjyra në shtëpinë tonë, kombinim të ngjyrave”, vazhdon më tej Hillary.

Pamje nga shtëpia e re e Bill dhe Hillary Clinton (Foto: Architectural Digest)

Përndryshe, ish-kandidatja demokrate për presidente, muaj më parë ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2020. /Telegrafi/