Të gjashtëmbëdhjetë fëmijët e Jeni Bonell tanimë kanë një listë gjigante të punëve që duhet të kryejnë ata, të vendosur në muret e kuzhinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo që filloi si vetëm disa shkarravitje në letër shumë vite më parë, është shndërruar në një orar të formalizuar, përmes së cilit, mamaja e tyre drejton familjen e saj.


ff1

ff2

Siç thuhet tutje, 50-vjeçarja krijoi sistemin kur kishte vetëm shtatë fëmijë në familje në mënyrë që ata të vepronin të organizuar.

ff3

ff4

Me babain Ray që punon me orar të plotë, 16 fëmijët e moshës nga pesë deri në 29 vjeç - përfshirë Jesse, Brooke, Claire, Natalie, Karl, Samuel, Cameron, Sabrina, Tim, Brandon, Eve, Nate, Rachel, Eric, Damian dhe Katelyn duhej të organizoheshin disi.

ff5

ff8

Dhe tani, mamaja e tyre, një amvise, nga Toowoomba në Queensland – Australi, ndërsa vetëm 13 fëmijë tani jetojnë në shtëpi pasi disa kanë lëvizur ose janë martuar, thotë se orari vazhdon të funksionojë.

ff6

ff7

"Ne ende kemi shumë njerëz në këtë familje, prandaj mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mbash një rregull në kaos", ka thënë Jeni. /Telegrafi/