Planet ambicioze për të ndërtuar një qytet utopik të qëndrueshëm “buzë një vullkani aktiv japonez” janë në rrugën e tyre drejt përfundimit.

I prezantuar për herë të parë në vitin 2021, Toyota ka punuar shumë për të ndërtuar qytetin e tyre pak kilometra larg nga malit Fuji në ishullin Honshū, për 2,000 banorët e parashikuar që pritet të zhvendosen para fundit të vitit.


Lajmi për përfundimin e afërt të projektit vjen jo shumë kohë pasi u shpërndanë fotot e progresit që po bëhet në projektin gjigant të Arabisë Saudite "Qyteti pasqyrë - The Line”, megjithëse ato nuk janë të vetmet megaqytete aktualisht në ndërtim në mbarë botën, përcjell Telegrafi.

Screenshot 16 6

I vlerësuar si një "eksperiment masiv njerëzor", Woven City do të sigurojë një "laborator të gjallë" për Toyota-n për të testuar prototipet e automjeteve të tyre të reja.

Screenshot 17 7

Prodhuesi i makinave pret të mbledhë të dhëna nga përdorimi i këtyre makinave pa shofer, të udhëhequr nga sensorë, në drita, ndërtesa dhe rrugë në të gjithë qytetin.

Screenshot 22 4

Kjo do t'i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë modelet në raport me trafikun e automobilave dhe të këmbësorëve.

“Woven City” gjithashtu pritet të shfaqë "shtëpi të zgjuara" që funksionojnë pothuajse tërësisht me hidrogjen, duke reduktuar emetimet në mënyrë që ky vendbanim, me çmimin e tij të jashtëzakonshëm prej 7.8 miliardë funte (rreth 1 trilion dollarë), të jetë sa më i qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit.

Screenshot 18 3

Akio Toyoda, presidenti i Toyota-s, ka thënë: “Ndërtimi i një qyteti të plotë nga themeli, edhe në një shkallë të vogël si ky, është një mundësi unike për të zhvilluar teknologjitë e ardhshme, duke përfshirë një sistem operativ dixhital për infrastrukturën e qytetit”.

“Me njerëzit, ndërtesat dhe automjetet të gjithë të lidhur dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin përmes të dhënave dhe sensorëve, ne do të jemi në gjendje të testojmë teknologjinë e lidhur me Inteligjencën Artificiale si në sferën virtuale ashtu edhe në atë fizike, duke maksimizuar potencialin e saj”.

Screenshot 21 4

Siç bëhet e ditur, përveç kësaj teknologjie të fundit, shumica e ndërtesave në qytet do të ndërtohen në stilin tradicional japonez prej druri.

Thënë kështu, edhe këto teknika artizanale do të ekzekutohen nga robotë të programuar posaçërisht për të kryer punën e rëndë. /Telegrafi/