LAJMI I FUNDIT:

Brenda qelisë së Anders Breivikut, vrasësi masiv ka palestër dhe tri “dhoma” – po kërcënon me grevë urie nëse nuk i sjellin tjetër Play Station

Brenda qelisë së Anders Breivikut, vrasësi masiv ka palestër dhe tri “dhoma” – po kërcënon me grevë urie nëse nuk i sjellin tjetër Play Station

Derisa Anders Breivik që kreu sulmin më vdekjeprurës në historinë e Norvegjisë po kërkon zbutjen e dënimit, disa thonë se tretmani i tij në burg është shumë i butë.

Siç raporton AP, 42-vjeçari dhe tre persona tjerë brenda qelisë e kalojnë kohën duke luajtur videolojëra, shikuar televizor, ushtruar dhe ecur, transmeton Telegrafi.

Borgen, organizata jofitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër varfërisë globale, ka njoftuar se është një sistem i rëndomtë i burgjeve në Norvegji, që fokusohet më shumë në rehabilitimin e të burgosurve sesa në dënimin që duhet vuajtur ata.


Përveç kompjuterit, Breivik ka televizorin e tij, PlayStation 2, e madje ka kërcënuar me grevë urie nëse nuk ia sjellin PlayStation 3, pati shkruar AFP në vitin 2014. Breivik ishte ankuar edhe për cilësinë e stilolapsave.

E nëse ekziston mundësia që të zhvillohet reuma, jam i bindur që stilolapsi mund ta shkaktoj. Ky stilolaps është makth dhe jam i frustruar me përdorimin e tyre”, pati shkruar Breivik në një letër.

Breivik në kuadër të tri qelive mund edhe të pastroj rrobat dhe të përgatis ushqim. Madje ka bërë ëmbëlsira për të burgosurit, shkruan BBC.

Ka qasje në gazeta, oborrin e burgut dhe ka të drejtë në telefonata. Madje shumë burgje në Norvegji kanë ndaluar vënien e grilave, duke dizajnuar qelitë në atë formë të ngjajnë më shumë me dhomat apo konviktet.

Ato gjithashtu ofrojnë “shumë programe e kurse që mund të gjenden vetëm nëpër qendra tradicionale rekreative”. Madje Norvegjia ka ndaluar dënimin me burgim të përjetshëm, ku dënimi maksimal është vetëm 21 vite burgim.

Megjithatë, ekziston një rregull që i lejon autoritetet t’ua zgjasin dënimin të burgosurve prej pesë viteve nëse konsiderohen se paraqesin rrezik për shoqërinë nëse lirohen.

Disa njerëz, në veçanti ata që i mbijetuan sulmit të Breivikut, mendojnë se për shkak të natyrë së krimit që ka kryer ai, nuk do të duhej të kishte privilegjet e njëjta sikurse të burgosurit e tjerë.

Brevitik në vitin 2011 pasi aktivizuar një bombë në Oslo, duke mbytur tetë persona. E më pas shkoi me anije deri në ishullin Utoja, ku hapi zjarr mbi të rinjtë që kishin shkuar në një kamp veror, duke mbytur 69 prej tyre. Ai është dënuar me 21 vite burgim, e këtë javë ka kërkuar që të lirohet me kusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori