LAJMI I FUNDIT:

Brenda pallateve të harruara: Pamjet drithëruese tregojnë shtëpitë luksoze të miliarderëve në veri të Londrës, që janë braktisur nga pronarët

Brenda pallateve të harruara: Pamjet drithëruese tregojnë shtëpitë luksoze të miliarderëve në veri të Londrës, që janë braktisur nga pronarët

Në pamjet drithëruese që janë shpërndarë së fundmi, tregojnë shtëpitë luksoze që kushtojnë rreth 390 milionë euro, që ndodhen në veri të Londrës, të cilat janë braktisur nga pronarët e tyre miliarderë.

Avenue Bishops në Hampstead është një nga rrugët më ekskluzive të zonës, por rreth 66 pallate që ndodhen aty qëndrojnë të boshatisuram, transmeton Telegrafi.

Dokumentari i realizuar nga Beyond the Point, tregon pishinat e dëmtuara të këtyre pallateve si dhe kopshtet e parregulluara, përplot me stoli të kushtueshme.


Si pjesë e pamjeve që nuk janë parë ndonjëherë, shfaqet edhe një dhomë dite e ruajtur shumë mirë, që ndodhet brenda njërës prej këtyre pallateve të shtrenjta. Orenditë antike e mbushin shtëpinë dhe shumë revista qëndrojnë nëpër dysheme, sikur pronarët e kësaj shtëpie të shtrenjtë, do ktheheshin në çdo moment.

Bazuar në një hulumtim të bërë nga Guardian më 2014, është gjetur, se këto shtëpi, së bashku kushtojnë deri në 390 milionë euro. Shumica prej tyre janë blerë në vitet e 80-ta, me çmim prej rreth një milion eurove, derisa disa pronarë kurrë nuk kanë jetuar në to, të tjerë i kanë përdorur shumë pak.

Aktualisht, në atë zonë ka shumë shtëpi dhe zyra luksoze, derisa këto shtëpi kanë mbetur të braktisura. Guardian raporton se 16 prej tyre janë braktisur, teksa disa prej tyre shfrytëzohen vetëm për periudha shumë të shkurtra.

Mësohet se një e treta e këtyre shtëpive dikur madhështore janë të zbrazëta, ndërsa së bashku kanë 120 dhoma të fjetjes, që mbesin të lira. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Fun
Komedianët regjistrojnë parodi me takimin Trump-Zelensky, përfshijnë edhe Muskun

Komedianët regjistrojnë parodi me takimin Trump-Zelensky, përfshijnë edhe Muskun

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Në shtëpinë e adoleshentit miliarder: Ylli i Dubait tregon rezidencën luksoze, përfshirë kopshtin zoologjik privat me 500 kafshë (Video)

Në shtëpinë e adoleshentit miliarder: Ylli i Dubait tregon rezidencën luksoze, përfshirë kopshtin zoologjik privat me 500 kafshë (Video)

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

Interesante
Koeficienti i zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Ndonjëri rezultat ndoshta do t’ju befasojë! (Foto)

Koeficienti i zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Ndonjëri rezultat ndoshta do t’ju befasojë! (Foto)

Kalo në kategori