LAJMI I FUNDIT:

Brenda Land Rover-it të ri

Brenda Land Rover-it të ri

Land Rover vendosi të përmirësojë komoditetin gjatë vozitjes me një armaturë të re të përparme.

Modeli i ri sjell kështu një kabinë të re dixhitale me një ekran qendror të lakuar prej 11.4 inç, i cili përfshin sistemin infotainment Pivi pro.


Karakterizohet nga përdorimi më i thjeshtë, kështu që 90 për qind e funksioneve mund të aksesohen në dy hapa, transmeton Telegrafi.

Konsola qendrore gjithashtu është modernizuar dhe kështu është thjeshtuar.

Alumini dominon, dhe kontrolli i ndërruesit të shpejtësive është tani edhe më proporcional në mënyrë harmonike.

Blerësit marrin gjithashtu një sistem të ri të pastrimit të ajrit, si dhe karikim standard të telefonit.

Sigurisht, lista e opsioneve është bujare dhe nëse luani pak, mund të rrisni në mënyrë drastike çmimin e këtij SUV të rehatshëm me një pamje të veçantë.

Oferta fillon me motorin 2 litërsh turbo benzinë me 200 kuaj-fuqi, dhe më të fuqishmin P250 me 249 kuaj-fuqi,  i ndjekur nga hibridi i njohur P300e plug-in me motor 1.5 me tre cilindra dhe 14.9 kWh bateri, dhe tani një distancë pak më e gjatë se maksimumi 61 km, ose 47 km në kushte reale.

Dizelët D165 dhe D200 mbeten në ofertë. Dihet edhe çmimi për tregun britanik, i cili fillon nga 44,790 funte për Discovery Sport. /Telegrafi/