Brenda dy javëve të ardhshme Komuna e Ferizajt, synon të lëshojë për qarkullim një pjesë të nënkalimit të ri për vetura që është duke u ndërtuar në këtë qytet.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka thënë se punimet janë duke shkuar në bazë të parashikimeve, derisa tregon se disa herë ka kërkuar ndihmën e qeverisë, porse ka hasur në vesh të shurdhër.
“Tashmë ka përfunduar mbi 50% të punës dhe pjesa që është gati pritet që këto dy javët e fundit të lëshohet për qarkullim, ndërsa të dalim në pjesën tjetër të hekurudhës dhe vitin e ardhshëm të përfundohet, një projekt që ka vlerën jo shumë materiale por e ka vlerën që jep siguri qytetarëve,” deklaroi Aliu.
Ndërkohë që Kenan Gashi nga organizata Avonet, thotë se punimet në këtë pjesë që lidhë disa rrugë periferike me qytetin, do të duhej të përfundonin sa më parë, për shkak se në javët në vazhdim fillon edhe ardhja e mërgimtarëve.
Gashi shton se ky projekt do të shfrytëzohet për fushatë zgjedhor.
“Ne kemi shprehur shqetësimin se duhet të përfundohet një pjesë për të qenë më funksionale, besoj se do ta përdorin institucioni në këtë rast komuna, një poentim publik për të pasur një pasqyrë sa më të mirë tek publiku,” thotë Kenan Gashi nga Organizata ‘Avonet’.
Aliu thotë se viti i ardhshëm do të jetë vit i përfundimit të gjithë projektit, porse shton se është rastësi, që mund të mbahen edhe zgjedhjet lokale në atë vit.
“Ne gjithmonë na thuhet kështu se po bëhemi gati për zgjedhje ne duhet të punojmë pavarësisht stinëve e muajve, zgjedhjet e kanë kohën e tyre, projektet e kanë kohën e tyre dhe nuk e kanë ndonjë lidhshmëri,” shtoi kryetari, Aliu.
Ky projekt i komunës së Ferizajt, i cili parasheh edhe ndërtimin e shesheve për këmbësor, po u pëlqen qytetarëve.
“Projekti që sështë disa faza me nënkalime është i duhur dhe adekuat për trafikun rrugor, e vlerësoj edhe si ide për cfarë është nisë për Bashkimin e qytetit sepse hekurudhat e ndanë qytetin ne pjesën lindore dhe perendimore, kështu që përvec e shakrkon trafikune bashkon edhe qytetin,” tha Gjin Hajrullahu – Qytetar.
Një pjesë e projektit infrastrukturor i quajtur “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj është përuruar gjatë vitit 2021, ndërkohë që shuma e shpenzuar është 7 milionë euro./Tv Dukagjini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nxënësit e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime shënojnë ditën e “Karrocës” me aktivitete të ndryshme

Policia regjionale në Ferizaj prezanton raportin e punës për vitin 2024

Policia ia sekuestron armën pa leje një 23 vjeçari në Petrovë të Shtimes

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Vaktia e Ramazanit 2025, Agjërimi, Syfyri dhe Iftari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk