Zonja e parë e ardhshme do të ketë një hapësirë të veçantë për t'u dukur e mrekullueshme.

Melania Trump duket gjithmonë e përsosur në daljet e saj publike. Ajo do të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tyre në Washington, e megjithatë për ato herë kur do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, po bëhet gati një dhomë e veçantë vetëm për përgatitjet e saj përpara daljeve publike.


"Do të ketë patjetër një dhomë të veçantë për flokët, grimin dhe gardërobën e saj", thotë grimerja e besuar e Melania Trump prej vitesh, Nicole Bryl.

Ajo kujdeset për një sërë klientësh të rëndësishëm, mes tyre familja Rockefeller.

nicole 2

"Melania dëshiron të ketë një dhomë me ndriçimin më të mirë të mundshëm, që puna e ekipit tonë për kurimin e imazhit të saj të jetë e përsosur."

Regjimi i bukurisë i ish-modeles 46-vjeçare është shumë i përpiktë.

"Grimi i Melania-s kërkon rreth një orë e 15 minuta, pa asnjë lloj shpërqendrimi", thotë Bryl.

Nëse do që pamja e saj të mos lëvizë gjatë gjithë ditës, duhet pak më shumë kohë dhe punë.

99b82ca8aa61c985abff849e22db3791