LAJMI I FUNDIT:

Breland thyen heshtjen pas akuzave të Wilderit shkaku i hedhjes së peshqirit në ring dhe shkarkimit që pasoi më pas

Breland thyen heshtjen pas akuzave të Wilderit shkaku i hedhjes së peshqirit në ring dhe shkarkimit që pasoi më pas

Ish-trajneri i Deontay Wilderit, Mark Breland më në fund ka vendosur të flet rreth hedhjes së peshqirit në ring në rimeçin ndaj Tyson Furyt dhe shkarkimit që i ndodhi më pas.

Bronze Bomber shokoi të gjithë me akuzat se Gypsy King kishte mashtruar në rimeçin e tyre të zhvilluar në Las Vegas, aty ku edhe humbi titullin ËBC.

Boksieri 35-vjeçar kishte thënë se Fury në dorëzat e tij ka vendosur një mjet të fortë, akuzoi trajnerin për hedhje të peshqirit dhe se ishte në anën e britanikut, derisa te kostumi i rëndë para futjes në ring.


“Kushdo që më njeh vërtet, e di që unë nuk do të shkoja andej e këtej me askënd, derisa nuk është në ring”, ka shkruar Breland.

“Unë kam qenë në boks që kur isha tetë vjeç. Kështu që i dhashë një pjesë të madhe të jetës time sportit, ia dedikova të gjithë jetën time këtij sporti”.

“Por, unë kurrë nuk kam parë gjërat që po shoh tani në gjithë këto vite. Jam vetëm në rrjetet sociale për shkak të vajzës sime”.

“Ne shkuam diku dhe ishte një foto e imja dhe ajo tha: ‘Kjo është një nga arsyet që të nevojiten rrjetet sociale në këtë ditë dhe kohë’”.

“Ajo tha: ‘Ka njerëz që kanë admirim të thellë për ju dhe rrjetet sociale janë një mënyrë për t’i dhënë atyre një farë mundësie për ju’”.

“Ajo më pyet gjatë gjithë kohës a jam i lodhur nga kjo? A dua të kthehem në jetë pa të?”.

“Unë gjithmonë them jo, sepse sasia e mbështetjes, dashurisë dhe mirënjohjes që kam marrë më lejon të di gjithë punën e madhe që kam bërë në karrierën time ia vlejti”

“Shikova dhe lexova mijëra video dhe komente të videove dhe do të vendosja një mijë prej tyre nëse do të mundesha, sepse ka shumë, por nuk mundem”.

“Por unë kam një falënderim për të gjithë ata që kanë folur për mua. I falënderoj të gjithë për fjalët e thëna”.

“Më lejoni ta shtoj këtë të fundit. Fotot në Twitter nuk janë nga unë. Nuk është se si flas dhe nuk ka asgjë për këtë shfaqje që po ndodh”.

Image: PA

“Qëndro mirë dhe unë jam akoma në këmbë!”.

Wilder nuk ka luftuar që kur humbi titullin e tij në peshat e rënda me ‘The Gypsy King’ i vendosur për t’u rikthyer në aksion më 5 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Kalo në kategori