Prishtina do të presë ceremoninë e çmimeve BALKATHON 3.0: 6 ekipet më të mira do të shpërblehen për zgjidhjet e tyre digjitale.
Sarajevë – Fituesit e konkursit të tretë online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira digjitale, BALKATHON 3.0 do të marrin çmimet e tyre të martën, më 6 shtator 2022, në aktivitetin final që fillon në orën 10:00 në Prishtinë, dhe drejtpërdrejt në kanalin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, RCC) në YouTube dhe faqen në Facebook.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Balkathon 3.0 do të hapet nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC, e ndjekur nga prezantimi i 12 finalistëve të përbërë nga ekipe të rinjsh nga rajoni ynë, vijon më tej me një panel diskutimi mbi transformimin digjital dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve ku gjashtë gjetjet më të suksesshme do të shpallen fitues dhe do të marrin çmimet e tyre.
“Çdo epokë do të ketë Faustin e vet,”- thoshte Kierkeegard. E vërteta është se ne jemi të gjithë nën një nyje faustine. Interneti na ka ndryshuar jetën. Çdo 11 sekonda konsumatorët ose bizneset pësuan sulme kibernetike gjatë 2021. Parashikimet thonë se në 2031 çdo 2 sekonda, një hacker mund të na bllokojë kompjuterin ose telefonin, duke na vënë gjobë nëse do të duam të rimarrim llogaritë tona. Ne, në RCC e kaluam eksperiencēn tonë të kësaj natyre, muajin e kaluar, kur llogaria jonë në Instagram u hakerua. Shqipëria para pak kohësh dhe së fundmi Mali i Zi ishin objektivi i hackerave dhe dëmi në këto raste është edhe më serioz. Por pavarsisht këtij rreziku, bota dhe shërbimet janë cdo ditë më shumë digjitale. Tregu global i transformimit digjital kapi vlerën 608.72 miliardë dollarë në vitin 2021 dhe pritet të zgjerohet me një normë rritjeje vjetore prej 23.1% nga 2022 në 2030. 6 miliardë njerëz janë në internet – 75% e të gjithë popullsisë së botës. Në vitin 2030 do të jetë 90%. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK) është përgjegjëse sot për 5-9% të përdorimit global të energjisë elektrike.
Ndaj për të përballur rreziqet dhe të gjitha të panjohurat që na presin, nuk ka rrugë tjetër veçse ecja përpara drejt botës më inovative, më të guximshme, më të shpejtë, më të zgjuar, më digjitale. Dhe çfarë është më e rëndësishme kjo rrugë duhet të jetë me rregulla të forta për të mbrojtur të mirët, të pafajshmit, sigurinë personale dhe kombëtare nga kriminelët.
Ku jemi ne këtu? Duke u përpjekur të nxisim sa më shumë agjenda rajonale të koordinuara në fushën digjitale. Nga një ide e lindur gjatë pandemisë, 9 projekte të reja digjitale të realizuara në Ballkanin Perëndimor iu shtuan, në 2 vitet e fundit, atyre ekzistuese, duke e bërë Balkathon një markë të RCC për të cilēn jemi krenare. Ne nuk prodhojmë ide digjitale por i kemi dhënë mundësinë tē rinjve nga i gjithë rajoni ynë për ta bërë këtë. Nesër në Prishtinë, 12 ekipe me të rinj nga rajoni do të prezantojnë projektet e tyre në finalen e #Balkathon. Zgjidhje të reja, inovative, të ndryshme digjitale, për të zgjuar rajonin tonë për të ardhmen. 6 më të mirët do të fitojnë dhe shpresojmë se do të pushtojnë në tregjet tona dhe ato globale. Mos e humbisni këtë. Bashkohuni me ne online këtë të martë që nga ora 10.00 në RCC youtube dhe shikoni.
Mezi presim javën e ardhshme dhe le të fitojë më i miri!” – tha sekretarja e përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.
Ky edicion i tretë i konkursit, i organizuar nga RCC për të tretin vit radhazi, tërhoqi 60 aplikacione në ekipe në temat e mëposhtme: tregti elektronike, bujqësi, energji e rinovueshme/qëndrueshme, transport, logjistikë dhe të ndryshme, duke përfshirë teknologjinë e mjekësisë/bioteknologjisë/shëndetësisë, blockchain dhe sigurinë kibernetike, argëtimi dhe lojërat, teknologjitë e pastra dhe të gjelbra.
Nga 60 ide, 12 ekipe do t’ia paraqesin zgjidhjet e tyre të martën jurisë së ekspertëve nga Ballkani Perëndimor e cila do të votojë për më të mirët. Gjashtë ekipet më të mira do të shpërblehen me çmime prej 10,000 euro secila. Gjashtë ekipet fituese do të kenë mundësinë të zbatojnë idenë e tyre në Ballkanin Perëndimor.
Vitin e kaluar, RCC shpërbleu gjashtë ekipe nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet e tyre më të mira inovative në Smart City, E-Health, Green Cites dhe E-entrepreneur që kanë përdorur mbështetjen financiare të dhënë për të zhvilluar plotësisht zgjidhjet e tyre digjitale. Shikoni fituesit e vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përdoruesit
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A