Gerton Bejo
Leximi dhe interpretimi i shenjave, simboleve, logove është diçka që ne të gjithë e bëjmë në mënyrë instiktive çdo ditë, me ose pa vetëdije. Prandaj lindën brendet, për të identifikuar dhe rritur sa më shumë përmbushjet e nevojave personale njerëzore dhe, ato të bizneseve.
Por brendet dhe kuptimet e tyre shtrihen në kontekste të caktuara kulturore dhe historike, kuptime tërësisht subjektive.
Kjo e bën edhe më të vështirë punën e krijuesve dhe menaxherëve të tyre, ndaj zgjedhja e simboleve, sloganëve, ngjyrave dhe gjithë elementëve që përbëjnë një brend, mbetet një ndër sfidat më të mëdha në menaxhimin e kompanive apo dhe vetë identiteteve njerëzore.
Në ditët tona, brendet kanë një vlerë të paçmuar kulturore. Ato janë të mbështjella me kuptime, që janë më shumë se sa vetë logot, ngjyrat, paketimet, pasi ato mbartin dhe tregojnë histori të lidhura me gjithë shoqërinë të cilës i përkasin.
Sa më e specializuar është një agjenci, aq më mirë ajo zbërthen, identifikon dhe vizualizon simbolet që reflektojnë kulturën e kompanisë. E sa më mirë ajo e bën këtë, aq më shumë rriten fitimet dhe jetëgjatësia e markës.
Kreativiteti, si “bibël” në punën e një agjencie komunikimi
Origjinaliteti është gjithçka. Ndaj dhe interesi për logot dhe grafikat, ka ndryshuar së bashku me natyrën e komunikimit njerëzor. Më parë konsumatorët ishin pasivë dhe vetëm marrës të mesazheve, tashmë ata e përfshijnë veten në markat që përdorin. Secili nga ne është interaktiv me kompanitë lokale dhe ndërkombëtare, në çdo moment të ditës, në çdo cep të globit.
Në mënyra të pavetëdijshme, ne investojmë te brandet e pëlqyera, ndihemi “bashkëpronarë” e madje pyesim veten pse nuk marrim ende pjesë në vendimmarrjen e tyre.
Pra, çdo konsumator në këtë epokë është bërë më i zgjuar dhe reagon ndaj asaj që prodhojnë dizajnerat.
Kreativiteti nuk është më një element që i duhet shtuar, por është thelbi që markat të mbijetojnë dhe të mos zhduken.
Prandaj dhe ne te Vatra Design Consultancy, e kemi kreativitetin “biblën” e përditshmërisë tonë.
Zhvillimi i ideve të reja është çfarë i ka bërë brandet për të cilët punojmë të kenë sukses në treg dhe, bashkë me ta, edhe ne.
Megjithëse shpesh menaxherët janë skeptikë përballë propozimeve kreative, si diçka e panjohur, e pakuptueshme dhe e paprovuar për ta, në fund binden se zgjidhjet inovative e bëjnë biznesin të ndryshëm nga të tjerët dhe e rrit suksesin.
Por sfida e agjencive kreative konsiston në ruajtjen e ekuilibrit midis risive që propozon, me identitetin fillestar të brandit, që është vlera e patjetërsueshme e tij.
Por jo vetëm kaq. Çdo konsumator është një brand më vete dhe çdo adoleshent ka mësuar fuqinë e përfaqësimit të tij. Çdokush që ka një llogari në rrjetet sociale, veçanërisht Instagram, zgjedh me kujdes rrobat, ngjyrat, shprehjet, sfondet, mesazhet që poston për ndjekësit e tij.
Kurrë më shumë se tani njerëzit nuk kanë qenë kaq të ndërgjegjshëm dhe të sofistikuar për përfaqësimin e tyre në imazhe dhe rrjedhimisht kuptime. E gjitha kjo në thelb është një proces dizenjimi, që bëhet nga njerëz të zakonshëm. Kultura e imazhit ka zënë një vend të rëndësishëm në jetët tona, gjë që rrit përgjegjësinë e agjencive kreative.
Konsumatorët e së ardhmes
Kur flasim për markat, njohja e konsumatorit është një ndër gjërat më të rëndësishme.
Generation Z, të lindurit e vërtetë dixhital, sipas disa parashikimeve do të përbëjnë 40% të konsumatorëve deri në vitin 2020. Ndërkohë studiuesit kanë ngritur pyetjen: A do të munden brandet e tanishëm t’i kenë të tyret edhe këta konsumatorë? A kanë ata ngjashmëri me Millennials (Generation Y) dhe a ndajnë të njëjtat tregje?
Të dy brezat kanë tolerancë të ulët ndaj gjërave të komplikuara, pasi janë mësuar të kërkojnë gjithçka me një prekje të gishtit dhe të marrin kënaqësi të menjëhershme.
Si do t’ia bëjnë brandet të kënaqin Generation Z, të cilët nëse diçka nuk u pëlqen, nuk u japin një mundësi të dytë por me aq mundësi sa kanë për të zgjedhur, gjejnë mbështetjen e kërkuar te një brand tjetër? Si do t’i mbijetojnë bizneset këtyre dy brezave?
Është diçka e përbashkët që vihet re në mentalitetin e Millennials dhe Generation Z: ata zgjedhin eksperiencat përpara sendeve, pasi ato i japin mundësinë diçkaje të mundshme për t’u shpërndarë në Instagram, Snapchat dhe Youtube etj. Është sfidë e re e brandeve të ndërtojnë rrugë që konsumatorët të krijojnë eksperienca me to dhe të zbaviten, si dhe të ndërtojnë platforma që i lejojnë ata të jenë ata që duan të jenë, por dhe duke prodhuar produkte që përshtaten me stilin e jetës së tyre.
Gjithashtu, një mënyrë për t’i bërë ata për vete është përfshirja e këtyre dy brezave në ideimin, krijimin, zbatimin e zhvillimit të brandeve. Ata janë breza me mentalitet sipërmarrës, me ambicie dhe shumë të vendosur, të cilët vlerësojnë brandet mendjehapur që përfshijnë konsumatorin me informacion përtej produktit, por dhe me dije, mesazhe dhe koncepte të thella.
Këta breza të rinj, duan të japin kontributin e tyre në botën që jetojmë. Ata janë të interesuar për vlerat që konsumojnë, ndaj brandet duhet që për t’i fituar këta konsumatorë të kujdesen për një transmetim vlerash, jo vetëm te fitimi aktual. Njohja e brezave të rinj të konsumatorëve, do të bëjë dhe më të sigurt jetëgjatësinë e suksesit të brandeve. Kjo është një detyrë që lind për agjencitë që krijojnë dhe menaxhojnë këto brande.
Pra, çelësi që duhet të përdorin agjencitë dhe brandet nuk është përpjekja për kontroll, por përpjekja për bashkëkrijim.
Kësaj audience të re dhe rebele i duhen lejuar kanale komunikimi e bashkëveprimi për t’u përfshirë. Ata menaxherë që e kuptojnë dhe dinë ta bëjnë këtë, janë fitimtarët e vërtetë.
(Autori është CEO i Vatra Design Consultancy – një markë e regjistruar në pronësi të V Advertising shpk: www.vatra.net)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët