LAJMI I FUNDIT:

BQK dhe Eurostat diskutojnë për sistemin statistikor të Kosovës

BQK dhe Eurostat diskutojnë për sistemin statistikor të Kosovës

Zëvendësguvernatori i BQK-së për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka takuar sot një delegacion të lartë të Eurostat-it për të diskutuar mbi statistikat dhe çështjet përkatëse që kanë të bëjnë me informacionin statistikor në Kosovë.

Havolli ka informuar zyrtarët e Eurostat-it lidhur progresin e bërë nga BQK-ja në vitet e fundit për të zhvilluar një sistem të qëndrueshëm statistikor, që prodhon statistika cilësore të nevojshme për procesin e vendimmarrjes.

Me këtë rast, ai potencoi se fokusi i BQK-së është në statistikat e sektorit monetar e financiar, sektorit të jashtëm dhe në statistikat e sektorit të llogarive financiare.


“Ne jemi të vetëdijshëm se pa statistika të shëndosha nuk mund të monitorojmë zhvillimet ekonomike e as të nxjerrim politika ekonomike të mira. Ne duhet të jemi të mirinformuar, që të hartojmë politika dhe të marrim vendime adekuate, si në sektorin privat ashtu edhe atë shtetëror. Prandaj, BQK-ja është e përkushtuar në përpilimin e të dhënave me cilësi të lartë. Këtë vit, BQK-ja shënon 20-vjetorin e themelimit dhe për këtë periudhë njëzetvjeçare janë bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi statistikor që publikon statistika cilësore”, tha ai.

Havolli ka përmendur edhe sfidat që e presin BQK-në siç janë avancimi i mëtutjeshëm i kuadrit ligjor e institucional dhe harmonizimi i plotë me “EU Acquis”, përpilimi i statistikave për llogaritë financiare, si dhe forcimi i mëtejmë i kapaciteteve njerëzore me staf shtesë dhe trajnime.

Përfaqësuesit e Eurostat-it, të kryesuar nga Eduardo Barredo Capelot, drejtor për Bashkëpunim Statistikor falënderuan zëvendësguvernatorin Havolli për informimin.

Ata shprehën gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të BQK-së dhe Kosovës në përgjithësi, në zhvillimin e mëtejmë të sistemit statistikor dhe harmonizimin e plotë të statistikave në përputhje me “EU Acquis”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

Ekonomi
Kalo në kategori