Banka për Biznes, si partner kryesor i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, për të dytin vit me radhë organizon Akademitë e Biznesit, që edhe sivjet do të mbahen në qendrat më të mëdha të Kosovës, derisa, qindra biznese do të trajnohen nga ekspertët më të mirë të fushës. Këtë vit ndërkaq, në kuadër të trajnimeve BPB ka inkorporuar edhe projektin GROW, i mbështetur nga MCC dhe MFK, ku do të trajnohen bizneset për financimin e qëndrueshëm, përshpejtimin e investimeve të biznesit në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Pas suksesit të ciklit të parë, nga diskutimi i vazhdueshëm me bizneset, BPB ka vendosur që të vazhdojë këto akademi, duke parë shërbimet jo-financiare që ju ofrohen këtyre bizneseve si një shtyllë për një bashkëpunim afatgjatë.
“BPB si bankë e synuar për bizneset e vogla dhe të mesme, për të dytin vit me radhë po e vazhdon ciklin e Akademive të Biznesit, ku ne ju ofrojmë klientëve tanë trajnime nga ekspertët më të mirë të fushës së bankingut. Këtë vit, për të bërë për t’iu përshtatur edhe në një nivel tjetër nevojave të kohës dhe të klientëve tanë, ne kemi finalizuar edhe bashkëpunimin me projektin Grow, që financohet nga MCC (Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit) dhe MFK (Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë), e ku përmes konsulentëve të tyre ne do të trajnojmë pjesmarrësit në Akademi edhe për financimin e qëndrueshëm, përshpejtimin e investimeve të biznesit në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë”, ka thënë zëvendës kryeshefi ekzekutiv i Bankës për Biznes, Artan Sadiku.
“Bizneset do të marrin vlerësime dhe rekomandime për investimet e nevojshme, si një mënyrë për të ulur konsumin e tyre të energjisë së bashku me kostot operative. Këto shërbime jo-financiare janë tregues të vizionit të BPB-së për kategorinë e saj të të bërit biznes, e që lidhet sigurisht ngushtë me strategjinë e institucionit tonë”, shtoi Sadiku.
Udhëheqësi i Departamentit të Biznesit në BPB, Bujar Statovci ndërkaq ka thënë se nga kjo Akademi, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pjesëmarrës në këtë organizim marrin një qasje inovative rreth të bërit biznes.
“Akademia e Biznesit është një dritare e re që BPB po ju ofron për të dytin vit me radhë klientëve tanë, e ku qindra biznese kosovare kanë mundësinë që të trajnohen se si të zhvillojnë planet e tyre strategjike, menaxhimin e financave dhe planet e marketingut, duke iu lehtësuar menaxhimin, rritjen dhe vazhdueshmërinë e bizneseve të tyre. Kjo ka ardhur si nevojë pas bisedave që kemi pasur me klientët tanë, lidhur me problemet e tyre dhe kontributin që ne si bankë mund të ofrojmë në këtë drejtim, andaj, ekspertët më të mirë të fushës, për disa muaj me radhë do të jenë të shpërndarë në qendrat kryesore të Kosovës për të qenë pjesë e këtyre shërbimeve jo financiare që ne në BPB ofrojmë”, tha Statovci.
“Qasja inovative që merret nga kjo akademi, ngrit në një nivel tjetër të bërit biznes për pjesëmarrësit, gjë që ndikon në zhvillimin e ekonomisë së vendit, pasi që këto përbëjnë shtyllën kyçe të ekonomisë në Kosovë. Reagimet që kemi marrë nga pjesëmarrësit e vitit të kaluar, e pritja që ia kanë bërë njoftimit tonë që Akademia vazhdon edhe këtë vit, janë tregues të qartë se sa e rëndësishme është mbajtja e tyre për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, përfundoi udhëheqësi i Departamentit të Biznesit në BPB.
Në kuadër të shërbimeve jofinanciare apo mbështetëse për bizneset e vogla, në të cilat përfshihet trajnimi për zhvillimin e planit strategjik të biznesit, menaxhimin e financave, planet e marketingut, këtë vit, në kuadër të trajnimit në Akademi, konsulentët nga projekti GROW, do të ofrojnë asistencë për bizneset në Kosovë me qëllim të përshpejtimit të investimeve të biznesit në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Konsulentët e projektit GROW që ju bashkohen Akademisë së Biznesit nga BPB, do të vlerësojnë nevojat e mundshme dhe specifike të bizneseve pjesëmarrëse, duke i këshilluar ata drejt opsioneve të financimit për investimet e tyre.
Edhe këtë vit, Akademitë e Biznesit do të organizohen në 7 qytetet më të mëdha të Kosovës, ku pjesëmarrës do të jenë rreth 300 biznese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova