Kthimet në kohë janë të mëdha në industrinë e modës - por zakonisht burimet retro të frymëzimit nuk përfshijnë pajisjet shtëpiake.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar markën Bottega Veneta - e cila së fundmi ka lansuar një gjerdan që duket absolutisht identik me kordonin e telefonit.


Linja e re e markës luksoze duket se bazohet në ato kabllo në formë kaçurrele që vijnë me telefona fiks të vjetër.

Bottega Veneta

Screenshot 2 12 Kabllo e telefonit

Screenshot 1 23 Gjerdani

Gjerdani ka vlerën prej 1960 euro. Linja e sapo lansuar përfshin gjithashtu vathë për 740 euro dhe një unazë për 461 euro.

Screenshot 5 1

Screenshot 6 3

Ato gjithashtu vijnë në ngjyrë vjollcë, gjë që e bën modelin të duket pak më normal. /Telegrafi/

Screenshot 3 6