LAJMI I FUNDIT:

Botoksi në gotë: Provoni këtë pije që mund t’ju ndihmojë të dukeni më të freskëta dhe më të reja

Botoksi në gotë: Provoni këtë pije që mund t’ju ndihmojë të dukeni më të freskëta dhe më të reja

Shumë femra pohojnë se kjo pije u ndihmoi të rikuperonin lëkurën e fytyrës

Një pije u bë virale në një kohë shumë të shkurtër, sepse një numër i madh i grave konfirmuan se pas konsumimit të rregullt kishin vërejtur se teni i tyre ishte më i mirë, dhe në të njëjtën kohë humbën peshë më shpejt, ndaj shumica syresh e quajnë botoks në gotë.


Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që një pije u bë virale pothuajse brenda natës, prandaj mijëra gra kanë konfirmuar se vërejnë një ndryshim të dukshëm si kur bëhet fjalë për fytyrën ashtu edhe për trupin, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 portokaj të qëruar,
– 4 deri në 6 karota ose gjysmë paketimi me karota të vogla,
– xhenxhefil 3 cm të prerë në feta,
– 1/3 filxhan ujë.

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh dhe më pas kullojini.

Nëse nuk keni një makinë shtypjeje të ftohtë, mund ta kulloni përzierjen që rezulton me napë ose një leckë të pastër pambuku.

Konsumohet një herë në ditë dhe do të jetë ideale para se të flini, në mënyrë që përbërësit e shëndetshëm të bëjnë “magjinë”.

Nëse kombinimi është i fortë për ju, është mirë që të filloni tri herë në javë, pastaj gradualisht rriteni konsumimin dhe brenda një muaji do të shihni një ndryshim në pamjen e lëkurës dhe trupit tuaj.

Ritualet e bukurisë të Penelope Cruz: Kjo aktore e bukur kështu i eliminon helmet nga trupi, betohet për këtë mjet drenimi të fytyrës!
Lexo po ashtu Ritualet e bukurisë të Penelope Cruz: Kjo aktore e bukur kështu i eliminon helmet nga trupi, betohet për këtë mjet drenimi të fytyrës!

Përse e quajnë botoks në gotë?

Është shumë e thjeshtë… Të gjithë këta përbërës janë të pasur me vitaminë C dhe nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili dihet se ndikon në bukurinë e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Është vërtetuar shkencërisht se vitamina C rrit sintezën e proteinës së kolagjenit, e cila shërben për rikthimin e lëkurës së dëmtuar. Kur shtojmë vitaminën C nga portokalli dhe xhenxhefilin dhe vitaminën B nga karotat, marrim një formulë që mund të ketë një efekt të madh në pamjen e përgjithshme të fytyrës sonë. /Telegrafi/