Bisedë e gazetarit Dave Simpson me rokerin Arthur Brown / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Gjithmonë i kam dashur flakët. Nuk e di nëse ka të bëjë me shpërnguljen në Londër, në fund të luftës, kur isha tre vjeç dhe kur Ist-Endi ishte në zjarr. Nëse shikoni në qendër të një flake, në vetvete e keni një heshtje. Është si meditim, dhe kjo më frymëzoi.
Më vonë, pasi u transferova në Lids, më pëlqente të endesha nëpër kodra dhe të këndoja, të ndjeja energji. I kam lexuar poetët metafizikë si John Donne dhe një ditë e shkrova “Poemën e zjarrit” (The Fire Poem). Pasi e formuam grupin The Crazy World of Arthur Brown, me organistin tonë, Vincent Crane, e ktheva poezinë në këngën “Fire” (Zjarri). Në fund ai përfundoi në një spital të shëndetit mendor, pas një përvoje të keqe me acid (drogë sintetike – v.j.), por më parë ishte simbol i shpikjeve të pafundme melodike. Unë thjesht i thosha atij: “Kjo që sapo luajte, kjo është ajo e duhura”!
Ishim djem kreativë të zhytur në surrealizëm, folklor, xhaz dhe pak klasikë. Bateristi Drachen Theaker e luante një ritëm afrikan dhe Vince e interpretonte atë si akord në organo. Në ndërtesën ku bënim prova, dy djem tjerë [Mike Finesilver dhe Peter Ker] po ushtronin po ashtu me këngëtaren indiane, Elli. E kishin një këngë që më pëlqeu shumë [Baby, You’re a Long Way Behind], kështu që e kemi përzier atë në “Fire” për rifin me trumbeta … “Da da daaaa” … Emrat e tyre janë të shënuar në autorësi.
Pete Townshend erdhi të na shihte në klubin “UFO” [fanitet legjendar psikodelik] dhe na prezantoi me menaxherët e grupit Who, Kit Lambert dhe Chris Stamp. E bëmë një demo në studion e Petet, me atë duke luajtur në kitarë. Pastaj, Kiti dhe Chrisi na siguruan një kontratë me shtëpinë diskografike “Track Records”. Kit ishte producent. Ronnie Wood [nga Rolling Stones] thotë se ka luajtur në bas në “Fire”, por mendoj se po e ngatërron me versionin e John Peelit, në të cilin ka interpretuar.
E kam mbajtur një helmetë flakëruese, për ta kënduar, që u bë e njohur nëpër klube. Por, pasi kënga shkoi në vendin e parë pati shumë incidente. Flakët mund të shkonin në më shumë se një metër; shumë klube kanë mbetur me shenja të djegies në tavan. Në një koncert palltoja ime merr flakë dhe unë sillesha me një krah të djegur. Në atë kohë shëndeti dhe siguria nuk ishin punë e madhe. /Telegrafi/
P.S. Albumi i ri i Arthur Brownit, “Long Long Road”, do të publikohet më 24 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLAMTUMIRË VËNDET E MIJA
PAS VDEKJES SIME
Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme
Toka që ndryshoi historinë e Ballkanit dhe Tyrbja e Sulltan Muratit
GJUHA SHQYPE
Roli i Ismail Qemalit në pavarësimin e Shqipërisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian