LAJMI I FUNDIT:

Borxhi publik i Kosovës rritet në 1.1 miliard euro

Borxhi publik i Kosovës rritet në 1.1 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës njofton se borxhi publik në fund të vitit 2018 ka arritur në 1.1 miliard euro që është për 9.7 për qind.

Sipas raportit “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike, tremujori i katërt 2018” publikuar nga BQK, kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.1 për qind nga 16.2 për qind sa ishte në vitin 2017. Kjo rritje e borxhit publik i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm prej 17.8 për qind (i cili ka arritur në 676.6 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 1.4 për qind duke arritur në 416.1 milionë euro. Pjesëmarrja e borxhit të jashtëm publik në gjithsej borxhin publik është zvogëluar në 38.1 për qind nga 42.4 për qind sa ishte në vitin 2017”, thuhet në raportin e BQK-së, përcjell Telegrafi.


BQK thotë se ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 për qind të paraparë me ligj.

“Përkundër rritjes, ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 për qind të paraparë me ligj. Për më tepër, ky nivel i borxhit publik e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas FMN-së, kanë një mesatare të borxhit publik prej 59.1 për qind”, vijon raporti.

Rritet Borxhi publik i Kosovës, arrin në 600 euro për kokë banori
Lexo po ashtu Rritet Borxhi publik i Kosovës, arrin në 600 euro për kokë banori

Pavarësisht rritjes së shumës së borxhit, ai vlerësohet më i ulëti në rajon. Deri sa në fund të vitit 2017, borxhi publik ishte 996.42 milionë euro dhe përbënte 14.58 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori