Maqedonia ka marrë një borxh të ri prej 450 milionë euro duke e çuar kështu borxhin e saj të përgjithshëm në rreth 5 miliardë euro. Borxhi i ri është realizuar përmes bonove të thesarit dhe duhet të kthehet brenda 7 viteve me një kamatë vjetore prej 5.6 për qind, apo pas kësaj periudhe Maqedonia duhet të kthej gjithsej 770 milionë euro.
Qeveria thotë se marrja e borxhit ishte e detyrueshme për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe likuidimin financiar për paga, pensione, pagesa sociale dhe transfere tjera financiare.
“Paratë nga shitja e bonove të thesarit do të shfrytëzohen për nevoja buxhetore gjatë viteve 2016 dhe 2017, si dhe për pagesën e borxheve të vjetra. Ekipi qeveritar ka arritur të sigurojë fonde të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe ritmin e zhvillimit të ekonomisë maqedonase”, thuhet në sqarimin me shkrim të Ministrisë së Financave.
Qeveria thotë se kredia e re do të mund të sigurohet me kushte edhe më të mira sikur të mos ishin siç thuhet “obstruksionet e opozitës”.
Por, Lidhja Social Demokrate ka hedhur poshtë pretendimet e pushtetit duke e akuzuar për shkatërrimin e ekonomisë së Maqedonisë.
Opozita një herë e pengoi marrjen e kredisë duke alarmuar bankat dhe institucionet ndërkombëtare financiare se marrja e borxhit është bërë në mënyrë jo ligjore dhe se në rast të ndryshimit të pushtetit, do të rishqyrtohen të gjitha vendimet e qeverisë, përfshirë edhe këtë fundit për marrjen e 450 milionë eurove.
“Me një ritëm të tillë të futjes së shtetit në borxh, Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM po i fusin qytetarët e Maqedonisë në kolaps financiar. Shuma e përgjithshme që duhet ta kthejnë gjeneratat e ardhshme arrin në 776 milion euro. Borxhi publik i Maqedonisë me huazimin e ri arrin në 5 miliardë euro apo 54 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. LSDM-ja pas ndërrimit të pushtetit me të gjitha mënyrat do ta kontestojë ligjshmërinë e këtij borxhi. Borxhi është marrë pasur një mendim juridik nga Ministria e drejtësisë. Asnjë person udhëheqës, i cili në çfarë do qoftë mënyre ka marrë pjesë në këtë krim financiar nuk do të amnistohet”, ka deklaruar Kire Naumov, kryetar i komisionit për financa në LSDM-në opozitare, njofton REL.
Njohësit eçështjeve ekonomike, thonë se Maqedonia ndodhet para kolapsit ekonomik dhe si dalje të vetme nga kriza, qeveria e sheh në futjen e vendit në borxhe, që do të ketë pasoja edhe më të rënda në periudhën më afatgjate.
Ekonomistët gjithashtu tërheqin vërejtjen nga shkeljet e shumta ligjore gjatë marrjes së vendimeve të tilla, që mund të kontestohen para organeve të drejtësisë duke e ndërlikuar edhe më shumë gjendjen pasi në rastin e borxhit përfshihen edhe subjekte ndërkombëtare.
“Në këtë moment kemi një situatë shumë të ndërlikuar dhe vlerësoj se Ministria e Financave është duke shfrytëzuar vakuumin, apo krizën aktuale për të futur vendin në borxhe të mëdha. Sikur edhe të kishte zgjidhje ligjore, tek ne institucionet janë të dirigjuara nga partia në funksionimin e tyre, kështu që mendoj se për momentin nuk kishte mundësi ligjore për të penguar shitjen e bonove të thesarit, apo futjen e shtetit në borxh shumë të lartë”, thotë Nikolla Najdovski, njohës i çështjeve ekonomike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe