“Termokosi’ ditë më parë filloi sezonin e ngrohjes, por kjo ndërmarrje publike po përballet me problemin e arkëtimit të borxheve, nga konsumatorët.
Janë rreth 15 milionë euro që konsumatorët i kanë borxh ‘Termokosit’.
Drejtori i “Termokosit”, Arsim Fetahu, thotë se qytetarët nuk e shfrytëzuan Ligjin për falje të borxheve.
“Borxhet ndaj kompanisë janë diku rreth 15 milionë, por besoj me masat që jemi duke i ndërmarr që këtë borxh ta zvogëlojmë minimalisht. Borxhi kryesisht ka të bëjë për periudhën e projektit të koogjenerimit dhe një pjesë e qytetarëve, edhe pse kanë pasur mundësi nëpërmjet ligjit për faljen e borxhit, nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe ato ka ngelur dhe vazhdojnë të mbesin dhe me masat që do t’i marrim në këtë sezon dhe sezonin tjetër gjithçka do të rregullohet”, thotë ai.
Fetahu, në bisedë për Ekonomia Online, paralajmëron të gjithë borxhlinjtë që nëse nuk i shlyejnë obligimet ndaj kësaj ndërmarrjeje do të marrin masa, duke mos përjashtuar edhe shkyçjet masive.
“Patjetër që do të ketë shkyçje, por fillimisht do t’i dërgohen dy vërejtje. Pastaj do të dërgohet edhe lënda në përmbarues dhe gjithashtu të bëhet dhe ekzekutimi i shkyçjes fizike në ato vende ku ka mundësi. Ndërsa në ato vende ku nuk ka mundësi do të informojmë të gjithë banorët që kjo ndërtesë nuk është duke kryer obligimet dhe do të detyrohemi që ndoshta ta ndërprejmë gjithë objektin”, tha ai.
Fetahu bën të ditur se këtë vit në sistemin ngrohës janë kyçur për herë të parë disa objekte kolektive të reja në Kalabri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet