Borussia Dortmund gjithnjë e më favorit për Fisnik Asllanin, e largon yllin e skuadrës për t’ia liruar vendin kosovarit

Borussia Dortmund po shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit së Hoffenheimit Fisnik Asllani.
Ylli i Kosovës ka një klauzolë lirimi prej 25-29 milionë eurove, ndërsa te “Verdhëzinjtë” shihet si pasuesi i Serhou Guirassyt.
Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, drejtori sportiv Ole Book është në kontakte të vazhdueshme me yllin kosovar, mirëpo që lojtari pëlqehet edhe nga Bayerni dhe disa klube tjera.
“Fisnik Asllani mbetet kandidat për në verë te Borussia Dortmund në rast që Serhou Guirassy largohet përmes klauzolës së lirimit”.
“Drejtori i ri sportiv Ole Book gjithnjë ka qenë në kontakte 23-vjeçarin pasi e solli nga SV Elversberg”.
“Bayern dhe disa klube tjera po e vëzhgojnë nga afër situatën dhe mbesin në kontakt. Klauzola e lirimit shkon përreth 25-29 milionë euro. Asllani këtë sezon: 9 gola, 8 asistime”, shkroi ai.
🚨⏳ Fisnik #Asllani remains of the candidates at Borussia Dortmund for the summer in case Serhou Guirassy leaves via release clause. #BVB
New sporting director Ole Book has always kept in contact with the 23 y/o striker after bringing him to SV Elversberg.
FC Bayern and… pic.twitter.com/gMqYqr1nHp
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 25, 2026
Ndërkohë, Asllani është aktualisht i fokusuar për ta ndihmuar Kosovën që ta tejkalojë Sllovakinë me shpresën për një vend në Kampionatin Botëror 2026./Telegrafi/





















































