LAJMI I FUNDIT:

Borrell kritikon Moskën dhe Pekinin

Borrell kritikon Moskën dhe Pekinin

Moska dhe Pekini përdorin një gjuhë shumë të ngjashme kur flasin për Perëndimin ose Shtetet e Bashkuara.

Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borell.

Ky i fundit kujtoi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, së fundmi u takua me kolegun e tij kinez, Wang Yi. Ministrat njoftuan synimet e tyre për të forcuar pavarësinë e tyre teknike nga vendet perëndimore.


“Për shembull, ekonomikisht, të dy vendet duan të rrisin pavarësinë e tyre nga Perëndimi, por ato nuk luajnë në të njëjtën ligë dhe Kina padyshim që ka një avantazh”, theksoi politikani evropian, transmeton Telegrafi.

Siç vuri në dukje Borell, energjia është bërë një nga aspektet kryesore të marrëdhënieve midis Moskës dhe Pekinit. Kina ka nevojë për naftë dhe gaz të importuar nga Rusia.

“Moska dëshiron të diversifikojë eksportet e saj të energjisë jashtë Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh detyrimet tona për tranzicionin e energjisë dhe tensionet e përgjithshme në marrëdhëniet tona”, shkroi politikani, duke theksuar se nuk do të jetë e lehtë, sepse infrastruktura kërkon investime të mëdha.

Pekini, siç kujtoi përfaqësuesi i BE-së, po zhvillon gjithashtu marrëveshje me fuqitë energjetike të Azisë Qendrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori