LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson shkarkon tetë ministra nga kabineti i tij, kancelari Sajid Javid jep dorëheqje

Boris Johnson shkarkon tetë ministra nga kabineti i tij, kancelari Sajid Javid jep dorëheqje

Boris Johnson ka shkarkuar sot nga pozita tetë ministrat e tij.

Sajid Javid ka dhënë dorëheqje nga pozita e kancelarit të kabinetit qeveritar të Boris Johnsonit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dorëheqja e tij vjen si pasojë e vendimit të Johnson për të riorganizuar kabinetin e tij.


Dorëheqja e tij tronditëse erdhi pas raporteve që pati Javid me këshilltarin e Johnson, Dominic Cummings, mbi ristrukturimin e propozuar të stafit të kabinetit.

Në muajin gusht Cummings kishte pushuar nga puna ndihmësen e kancelarit Javid, Sonia Khan.

Rishi Sunak i cili ishte sekretar i Financave do ta merr pozitën e kancelarit.

“Asnjë ministër që respekton vetveten nuk mund të pranojë kushtet e imponuara”, ka thënë Javid.

Mediat e huaja kanë raportuar se dorëheqja e tij ka tronditur qeverinë, pasi mund të përballet me sfidat e negocimit të një marrëdhënie të re me BE-në me 27 vende deri në fund të këtij viti.

Një numër i ministrave të vjetër u shkarkuan sot nga kabineti i Boris Johnson, pasi kreu riorganizimin e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e fundit.

Andrea Leadom humbi punën e saj si Sekretare e Biznesit dhe Esther McVey u pushua nga pozita e Ministres së Strehimit së bashku me ministrat e Transportit Nus Ghani dhe George Freeman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori