Çifti i shumëpërfolur, Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të sjellin një film që flet për historinë e tyre të dashurisë.

Ndonëse të angazhuar në botën e televizionit, ata po përgatisin një film me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy.


Kështu të paktën ka deklaruar Donaldi në emisionin “Më lër të flas”.

cvbcvb Foto: Bora Zemani/Instagram

Filmi i dyshes pritet të lansohet shumë shpejt.

"Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë", tha Donaldi.

"Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?", e pyeti Romeo.

"Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lansojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë", u shpreh tutje Donaldi.

Kujtojmë që çifti ishin mjaft të komentuar edhe gjatë pjesëmarrjes së Donaldit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Aktori brenda shtëpisë së famshme krijoi një lidhje të shkurtër me ish-banoren dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të BBVA.

Pas kësaj, Donaldi pranoi se ishte i përkushtuar për t'u rikthyer me Borën, dyshja disa muaj më vonë konfirmuan se janë rikthyer bashkë.

dfgdfgdfgdgh Foto: Bora Zemani/Instagram