LAJMI I FUNDIT:

Bonucci u thotë tifozëve të Juventusit se nuk dëshiron të largohet

Bonucci u thotë tifozëve të Juventusit se nuk dëshiron të largohet

Leonardo Bonucci është në treg, por italiani u ka thënë tifozëve të Juventusit se nuk dëshiron të largohet.

Mbrojtësi veteran mbërriti në Torino të hënën për të nisur parasezonin. Ai ka edhe një vit kontratë me Zonjën e Vjetër, por klubi e ka nxjerrë në shitje.

Bonucci do të stërvitet i vetëm në Continassa dhe nuk do të udhëtojë për në SHBA për turin parasezonal.


Përjashtimi i Bonuccit nga Juventusi raportohet se ishte një plan disavjeçar
Lexo po ashtu Përjashtimi i Bonuccit nga Juventusi raportohet se ishte një plan disavjeçar

Sky Sport Italia dhe Ilbianconero.com ishin në J Medical të hënën për të mbuluar rikthimin e Bonuccit dhe të dyja mediat raportojnë se qendërmbrojtësi u tha tifozëve të Juventusit se ai nuk dëshiron të largohet.

Italiani bëri selfie dhe nënshkroi autografe për tifozët e Bianconerëve jashtë klinikës private të Juventusit pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore. Në atë moment, ai thuhet se tha: “Dua të qëndroj, ju falënderoj të gjithëve për dashurinë”.

Bonucci pritet të takohet me Massimiliano Allegrin pasi mësoi se ai nuk ishte pjesë e projektit në një takim me Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna javën e kaluar.

Megjithatë, klubi dhe trajneri kanë vendosur bashkë dhe nuk pritet të ndryshojnë mendje. /Telegrafi/