Bono: Nuk jam miliarder!

Pas rritjes së çmimit të rrjetit social, është menduar se investuesit, mes të cilëve edhe Bono, do të përfitojnë shuma të mëdha parash.
Mirëpo, irlandezi që pronëson 2.3 për qind të aksioneve në Facebook (të cilat i ka blerë për 90 milionë dollarë në vitin 2009), ka thënë se nuk është e vërtetë se ai është bërë muzikanti më i pasur në botë duke ia marrë titullin Paul McCartneyt (pasuria e të cilit vlerësohet mbi një miliard dollarë).
“Përkundër njoftimeve, unë nuk jam miliarder dhe asnjëherë nuk do të jem aq i pasur sa Beatlesat. Në asnjë aspekt. Beatlesat janë të paprekshëm”, citon New Musical Express fjalët e Bonos. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/05/2012
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































