Interi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Bologna me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Skuadra e Luciano Spalettit ka arritur të shënojë fitoren e parë në sezonin e ri të kampionatit italian.


Fitorja e Nerazzurrëve erdhi pas golave të shënuara nga Radja Nainggolan (67'), Antonio Candreva (82') dhe Ivan Perisic (85').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli kroat, Perisic, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Lukasz Skorupski që u notua me 5.4.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti mesfushori me prejardhje shqiptare, Blerim Xhamaili, i cili pati një paraqitje solide duke u vlerësuar me notë 5.9. /Telegrafi/ Bologna:

notat interi e1535825436391

Inter: 

notat interi 1 e1535825455878

telegrafi sport app