LAJMI I FUNDIT:

Bolidi i Fernando Alonsos do të shitet në ankand në Paris

Bolidi i Fernando Alonsos do të shitet në ankand në Paris

Kur janë në shitje, bolidët e Formula 1 tërheqin gjithmonë shumë vëmendje, por edhe shifrat marramendëse që koleksionistët dhe klientët e tjerë ofrojnë për to.

Këtë herë është një makinë Renault R24 e vitit 2004, e përdorur nga ish-kampioni i botës në Formula 1, legjendar spanjolli Fernando Alonso.


Ky bolid nuk është aq e rëndësishme sa pasardhësit e saj R25 dhe R26 në të cilat spanjolli fitoi tituj, por gjithsesi është jashtëzakonisht e dëshirueshme.

Bëhet fjalë për një makinë R24 me numër shasi R24-07, të cilën Alonso e ka vozitur gjatë tre garave të fundit të sezonit 2004, përkatësisht në Kinë, Japoni dhe Brazil, dhe ka arritur vendin e katërt, të pestë dhe të katërt.

Kështu ai grumbulloi mjaft pikë me bolidin që ka motor V10 dhe kishte siguruar vendin e tretë në renditjen e pilotëve.

Bolidi do të shitet në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve RM Sotheby’s në Paris javën e ardhshme. Pronari i ri pritet të lërë mënjanë nga 360-480 mijë euro. /Telegrafi/