LAJMI I FUNDIT:

Bojkoti i marketeve të premten përkrahet edhe nga Mickoski

Bojkoti i marketeve të premten përkrahet edhe nga Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski mbështet bojkotin e organizuar nëpër rrjetet sociale kundër marketeve që kanë ngritur çmimet e produkteve ushqimore. Kreu i Qeverisë thotë se në të njëjtën kohë edhe Inspektorati i Tregut është duke punuar për detektimin e mashtrimeve.

“Personalisht i mirëkuptoj qytetarët dhe këtu nuk duhet të kemi dilema. Që nga fillimi kam folur për persona të caktuar në këtë biznes të cilët pretendojnë të përfitojnë përmes mënyrave spekulative. Institucionet dhe Inspektorati i Tregut janë duke ndjekur situatën”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

LSDM-ja fajëson Qeverinë për këtë veprim të qytetarëve.


“Paaftësia dhe mungesa e dëshirës e vullnetit për t’u ballafaquar me rritjen e çmimeve, fushatat e rrejshme për shportat konsumatore dhe mos kujdesi ndaj qytetarëve, i bëri këta të fundit vetë të marrin punën në dorë dhe ta luftojnë rritjen e çmimeve”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Edhe BDI-ja këtë veprim të qytetarëve e cilëson si rezultat i arrogancës dhe paaftësisë së Qeverisë.

“Por sot, kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të veprojë, por ka treguar një indiferencë dhe moskokëçarje të paprecedentë ndaj halleve të qytetarëve. BDI dënon ashpër paaftësinë e qeverisë aktuale për të përdorur instrumentet institucionale në mbrojtje të qytetarëve të saj”, thonë nga BDI.

Opozita bën thirrje që Qeveria të ndërmarr hapa urgjent për të normalizuar çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori