LAJMI I FUNDIT:

Bogoevski: Gruevski ka lënë shtet, ku as emigrantët nuk duan të qëndrojnë (Foto)

Bogoevski: Gruevski ka lënë shtet, ku as emigrantët nuk duan të qëndrojnë (Foto)

Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, përmes llogarisë së tij në Facebook është kyçur në debatin mes opozitës dhe pozitës sa i përket çështjes së vendosjes së emigrantëve në Maqedoni.

Ai akuzon këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nëpër komuna të ndryshme të Maqedonisë të cilët kërkojnë që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahet edhe referendum për çështjen e migrantëve, si gënjeshtarë dhe manipulues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bogoevski shkruan se OBRM-PDUKM-ja po tenton të krijojë problem real përmes kërcënimeve të planifikuara, ndërsa për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski thotë se pas 11 viteve i ka lënë pas një shtet që as emigrantët nuk duan të qëndrojnë.


“Fakt për këtë është se nga më shumë se një milionë emigrantë të cilët kanë kaluar kufirin tonë, vetëm pesëpersona kanë marrë statusin e emigrantëve të vendosur në Maqedoni, ndërsa 11 tjerë kanë marrë mbrojtje”, shkruan mes tjerash Bogoevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori