Bogdanovic: Arrestimi i policëve të Kosovës nuk është reciprocitet

"Nuk bëhet fjalë për garë në arrestime dhe është mirë që serbët janë liruar, sepse bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Serbisë kanë bërë përpjekje që të lirojmë serbët ", citohet të ketë thënë Bogdanovic për Televizionin serb B92.
Mirëpo, Bogdanovic ka vlerësuar se arrestimet e serbëve para disa ditësh kanë qenë të motivuara politikisht.
"I ftoj serbët dhe shqiptarët që të heqin dorë nga çfarëdo retorike dhe arrestimet politike, por t’i kthehen jetës, sepse veprimet e tilla u shkaktojnë dëm para së gjithash serbëve në Kosovë ", ka thënë Bogdanovic, duke potencuar se nuk është qëllimi i Qeverisë së Serbisë që të përkeqësojë situatën në Kosovë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































