Në vend të zbulimit të plotë të modelit të ri, BMW ka lëshuar një seri fotografish të coupe limuzinave të kamufluara, të cilat sipas informacioneve të fundit do të kenë premierën në nëntor.
Prodhuesi bavarez ka punuar për Seria 2 Gran Coupe për një kohë të gjatë, e cila është në treg për të konkurruar me Mercedes CLA.
Kjo coupe-limuzinë ishte fotografuar më herët nga paparacët, dhe tani BMW vendosi të ndante fotografi zyrtare me fansat, megjithëse janë të kamufluara.
BMW nuk ka zbuluar shumë hollësi rreth modelit të ri që ka shumë mundësi të debutojë në Los Anxhelos.
Ajo që dihet tani është se Gran Coupe BMW 2 Series ndan platformën mekanike me Serie 1 të ri.
Në krye të ofertës do të jetë M235i xDrive Gran Coupe e pajisur me një turbo-mbushës 2.0 litra me 306 kuaj fuqi.
Ky motor është i lidhur me automatik me 8 shpejtësi dhe fuqia transferohet në të gjitha boshtet.
Kujtojmë, njësia e njëjtë e motorit është në xDrive e re M135i, e cila arrin nga 0-100 km/h për 4.8 sekonda, dhe performanca të ngjashme priten edhe nga modeli M235i xDrive.
Pjesa tjetër e gamës do të merret edhe nga brezi i ri i BMW 1 Series.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Volkswagen ka përgatitur një SUV të ri të vogël

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

"Një legjendë në ardhje": Mercedes njofton superveturën elektrike AMG

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?