LAJMI I FUNDIT:

BMW 8 Series me tavan të hapur, është parë në rrugë pa asnjë shtresë kamuflazhi (Foto)

BMW 8 Series me tavan të hapur, është parë në rrugë pa asnjë shtresë kamuflazhi (Foto)

Paraqitje e rrallë, e veturës sportiv që lansohet vitin që vjen

Në saje të Auto Express, ajo që po shihni është BMW 8 Series 2019 tërësisht i ri, pa asnjë shtresë kamuflazhi, transmeton Telegrafi.


Paraqitja e kupesë 8 Series në La Mans, lë të kuptohet se në radhë janë edhe një Grand Coupe dhe një tjetër me tavan të hapur, andaj jo gjithçka është aq befasuese.

Megjithatë, të gjithë kanë dëshirë ta shohin një makinë të re, para se të jetë prezantuar zyrtarisht.

Nëse i shohim me kujdes fotografitë, që janë realizuar gjatë një fotosesioni në Skoci, shohim përfundimet e kujdesshme që janë bërë me krom.

Bazuar në imazhet e mëparshme të spiunëve, shohim se pjesa e sipërme ka mbyllje shumë më të butë, ndërsa pritej të jetë me linja shumë më të ashpra. Shtresa e materialit që e mbyllë tavanin, i humbë edhe peshë të konsiderueshme.

Sikur të gjithë kupetë, që bëhen me tavan të hapur edhe 8 Series pritet t’i humbë rreth 100 kilogramë. Pesha përfundimtare që do ta ketë kjo BMW, pritet të jetë afro 2,000 kilogramë. I njëjti model, nën kapak pritet ta ketë motorin 4.4-litra V8 që prodhon 530 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, besohet se do ta zë për 3.7-sekonda. Modeli 8 Series, pritet të prezantohet gjatë tetorit në Paris, apo në Los Angeles një muaj më pas. /Telegrafi/